Sulmi ndaj Iranit mund të iniciojë luftën bërthamore
Shërbimi australian i zbulimit është shprehu shumë i shqetësuar se Izraeli mund ta sulmojë Iranin, duke i paraprirë kështu fillimit të një lufte bërthamore. Kështu të paktën thuhet në depeshat diplomatike amerikane të radhës, që u publikuan të hënën.
Sipas dokumenteve sekrete amerikane të publikuara ekskluzivisht nga gazeta australiane ‘The Age’, “shërbimi sekret australian është i shqetësuar me faktin se zhvillimi i aftësive bërthamore të Iranit mund t’i paraprijë një lufte nukleare në Lindjen e Mesme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në këtë konflikt do të tërheqin pastaj edhe Australinë”.
Një dokumentin që mban datën e qershorit të vitit 2008, shfaqet kryeministri i atëhershëm australian, Kevin Rudd, i cili pohon të jetë “thellësisht i shqetësuar” nga përdorimi nga i mjeteve jo-diplomatike ana e Izraelit, me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje.
Një depeshe tjetër tregon se në mars të vitit 2009 ambasadori amerikan i raportoi Washingtonit për shqetësimet e Australisë, dhe për atë se një konflikt i mundshëm nuklear në Lindjen e Mesme mund të shtyjë futjen në të edhe të shteteve jugaziatike.