E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr te fabrika e çimentos, rrezikohet depoja e armëve

FUSHE KRUJE- Një zjarr i fuqishem ka përfshirë zonën në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë.  Situata paraqitet kritike, pasi ne afersi te zonen ku ka rene zjarri ndodhet edhe nje depo municionesh.

Ne vendin e zjarrit kane shkuar forca te zjarrfikeses, nderkohe qe eshte kerkuar ndihme nga Tirana dhe Durresi.

Mesohet se flaket favorizohen nga temperaturat e larta dhe era, qe ka mundesuar perhapjen e tyre. Kjo ka bre te veshtire edhe nderhyrjen per lokalizimin e vatres se zjarrit.

Nuk ka ende asnje te dhene rreth shkaqeve te renies se zjarrit, nese ai ka qene aksidental, apo i qellimshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›