E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do të ngremë Komitetin e Diasporës

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli. Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë, në takim u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i të dy vendeve për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë dhe për të zhvilluar një përqasje të përbashkët ndaj diasporës shqiptare, me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e identitetit dhe kulturës kombëtare. Berisha e njohu ministrin Makolli me faktin se së shpejti do të ngrihet në Shqipëri Komiteti i Diasporës, i cili do të ketë si mision të tij kultivimin e identitetit të saj kombëtar, promovimin e arsimimit në gjuhën amtare dhe do të ketë si përparësi të punës së tij bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Diasporës të Kosovës. Në këtë kontekst, në takim u theksua rëndësia që shqiptarëve të diasporës t’u krijohet sa më shpejt mundësia infrastrukturore për të votuar në zgjedhje si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke ushtruar kështu një të drejtë kushtetuese të tyre dhe duke u shndërruar në aksionarë të vërtetë politikë në vendet e tyre pavarësisht distancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›