E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, shkarkohen 15 punonjës policie

TIRANE- 15 punonjës policie të komisariatit të Kamzës janë shkarkuar nga detyra me urdhër të Drejtorisë së Policisë së Tiranes. Konflikti që çoi në shkarkimin e 15 punonjësve të policisë daton më 22 korrik të këtij viti në komisariatin nr. 5 në Tiranë dhe ka pasur personazh 4 efektivë të policisë dhe familjes Halili. Konflikti mes tyre degjeneroi deri në konfrontim fizik mes palëve.

Motivi i përleshjes sipas informacionit të policisë dhe anëtarëve të familjes Halili ka qenë shoqërimi në komisiariat, për herë të dytë të 16 vjecarit me inicialet J. M, i cili dyshohej si autor i prishjes se murit rrethues të shkollës „Ibrahim Rugova“.

Vellezerit Halili, të cilët janë dhe dajat e 16 vjeçarit kërkuan sqarime se përse ky i fundit, ishte në komisariat, në orët e vona të natës, ndërkohë që nga policia ishte lënë i lirë dhe i ishte caktuar si orar për t’u marrë në pyetje në një tjetër ditë. 15 punonjësit e shkarkuar mësohet se janë pjesë e patrullës në komisariatin numër 5, dhe sipas hetimeve të SHKB dhe specialistëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, 15 efektivët nuk morën masa gjatë mbrëmjes së 22 korrikut për neutralizimin e situatës së rënduar brenda komisariatit nr 5.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›