E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, zhduken prej 3 ditësh tre fëmijë romë

Tre fëmijë rezultojnë të zhdukur që prej 3 ditëve në qytetin e Korçës. Suana, Mario dhe Gerta Trimi përkatësisht 13, 6 dhe 4 vjeç janë zhdukur që prej 3 ditësh dhe askush nuk ka dijeni për fatin e tyre.

Ka qënë nëna e fëmijëve Shpresa Trimi e cila ka denoncuar zhdukjen e tyre në polici duke kërkuar ndihmë nga forcat e rendit për të gjetur fëmijët e saj.


Mësohet se fëmijët të cilët i përkasin komunitetit romë shfrytëzoheshin për të lypur në rrugët e qytetit të Korçës. 

Pas denoncimit, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e fëmijëve të cilët janë zhdukur në mënyrë të mistershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›