Zjarri në Fushë Krujë, rrezikohet një depo armësh

Një zjarr i madh raportohet se ka përfshirë zonën në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Mësohet se nga përhapja e flakëve rrezikohet edhe një depo armësh.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivat zjarrfikës, ndërsa pritet ndihmë edhe nga qyteti i Durrësit.
Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit. Mësohet se edhe policia ka mbërritur në vendngjarje.