Zjarret në vend, mbërrin në Rinas helikoperi turk

Në kushtet kur territori i Shqipërisë është mbuluar në flakë, me 26 vatra aktive në gjithë vendin ka mbërritur në Rinas helikopteri turk për shuarjen e zjarreve. Ardhja e tij ishte paralajmëruar më herët nga drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli, ndërsa sot kjo është bërë fakt i kryer falë një marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme të vendit tonë dhe autoriteteve turke.
Helikopteri në fjalë do përdoret për shuarjen e zjarreve në terrenet e vështira, ku pavarësisht se pati një ulje të numrit të vatrave nga e enjtja, ku numëroheshin plot 33 vatra zjarri, sërish situata është alarmante dhe rasti më i fundit ishte ai i Qafë Krrabës, që po kërcënon seriozisht jetën e banorëve atje, ndërkohë që problem tjetër shqetësues janë edhe shtyllat e tensionit të lartë që ndodhen në këtë zonë.
Flakët të ndihmuara edhe prej erës kanë zbritur edhe në rrugë vetëm 1 m larg automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, duke vështirësuar kështu qarkullimin e tyre për shkak të reve të dendura të tymit.