Datat e konkurseve të pranimit në universitete

MASH sqaron se konkurseve të pranimit do t’u nënshtrohen të gjithë ata kandidatë që në formularin A2 kanë përzgjedhur programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2012-2013 për të cilat është parashikuar kjo procedurë.
Bazuar në kalendarin e publikuar nga MASH, konkurset e pranimit për Universitetin e Arteve në Tiranë do të mbahen në datat 27 gusht-1 shtator 2012, në Universitetin e Sporteve, 29-31 gusht, Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër, 27-29 gusht, Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, 27-29 gusht, Universitetin Politeknik të Tiranës për programet e studimit Arkitekturë dhe Arkitekturë Urbanist, 3-5 shtator, Akademia e Arteve, Shkodër, 27 gusht – 1 shtator.
MASH njofton kandidatët, të cilët kane preferuar në zgjedhjet e tyre në formularin A2, programet e Akademisë së Arteve Shkodër, se konkursi për ta do te zhvillohet ne ambientet e Universitetit te Arteve ne Tirane. /Start/
2012-08-25 10:20