E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një zonë e vetme për lojërat e fatit në Tiranë

Por, një lajm disi i mirë vjen nga Bashkia e Tiranës, e cila bën me dije se ka ngritur një grup pune që po shqyrton grupimin në një zonë të vetme të të gjitha lojërave të fatit  që shtrihen në territorin e bashkisë.

Zyra e shtypit bën me dije se kjo zonë do të jetë në periferi të Tiranës, pa u specifikuar se ku.  “Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçantë për lojërat e fatit.  Po kështu, grupi i punës ka parashikuar kushte shtrënguese, për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës, në zonën ku do të grupohen lojërat e fatit.  Këto masa të parashikuara nga Bashkia e Tiranës, kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin  e problemeve sociale, komunitare dhe te  kriminalitetit te lidhur me këtë aktivitet”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës. /Start/

                                                                                             2012-08-25 10:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›