E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret përfshijnë sërish Australinë

Zjarret kanë rrënuar pjesën jugore të Australisë, vecanërisht shtetin Victoria, dhe për këtë arsye, vendi është në gjendje alarmi pasi situate mund të precipitojë sërish, ashtu si edhe ditë më parë. Vatrat e reja të zjarrit kanë bërë që sërish të mbyllen rreth 200 shkolla, në një kohë që temperaturat janë shumë të larta dhe erërat e forta mund të favozirojnë perhapjen e flakëve. Dhjetra zjarret vazhdojnë të djegin territorin në Victoria, një shtet i cili pësoi dëme të mëdha në fillim të shkurtit, ku si pasojë e zjarreve humëbn jetën dhjetëra njerëz. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të jenë të përgatitur për çdo situatë të jashtëzakonshme. Në zonë janë vendosur ekipe të shumta zjarrfikësash të cilët përpiqen të prandalojnë përhapjen e zjarreve. Autoritetet u kanë bërë thirrrje njerëzve në zonat pranë zjarreve, që të mos dalin nga shtëpitë ose në të kundërt ti evakuojnë ato tërësisht. Australia u godit rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore e javëve të fundit ku qindra njerëz humbën jetën si pasojë e asfiksimit apo edhe nga plagët e marra. Një pjesë e madhe e atyre që vdiqn në fillim të shkurtit, humbën jetën nëpër makinat e tyre ndërsa përpiqeshin ti largohehsin zjarreve. Sipas bruimeve të ekspertëve locale, ekziston shqetësimi që era mund të ndryshojë drejtim dhe kjo do ti përkeqësonte gjerat. Zjarrfikësat Ndërshtetërorë gjtihashtu kanë mbërritur në Melburn, për të përforcuar përpjekjet. Zjarret e rëna gjatë javëve të fundit regjistruan fatkeqësinë më të rëndë në asutrali që prej një shekulli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›