E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrfikësit shpëtojnë nga mbytja tre persona

Skuadrat e Emergjencës të repartit të zjarrfikësve në Gjirokastër shpëtojnë nga mbytja e sigurt tre persona të mbetur në rrjedhën e lumit Drino. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës rreth orës 11:30, në aksin e rrugës rurale Gjirokastër-Valare në vendin e quajtur Ura e Aznakut, kur dy autovetura ishin bllokuar nga dalja e lumit Drino. Tre personat që udhëtonin në to kanë kërkuar ndihmën me telefonat celularë nga të afërmit dhe policia. Automjetet e bllokuara u mbuluan nga uji që kaloi në një metër lartësi dhe në rrethanat kur automjetet u mbushën me ujë dy shoferët dhe një pasagjer u ngjitën sipër makinave për të shpëtuar nga rrjedha. En.Se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›