E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, arrestohet Ledio Ruçi

Ledio Ruçi, 32-vjeç, u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër, shtetasin Edi Lika. 

“Arrestimi i tyre u krye pasi më datë 20 nëntor 2011, rreth orës 21.15’, ne kryqëzimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika(Cani), duke qarkulluar ne Bulevardin “Bajram Curri”, ne drejtim te zonës së Brrylit, është përplasur me automjetin tip “ BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga shtetasi Ledian Ruci, i cili qarkullonte nga rruga “Xhorxh Bush”, në drejtim të Rrugës Elbasanit. Për pasojë të këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesi automjetit Edi Lika, Ledian Ruci si dhe pasagjeret që udhëtonin ne mjetin “Mini Cooper”, shtetaset: - Brunilda Vladimir Pinderi, 27 vjec, banuese në Tiranë dhe Pinellopi Stefan Rafti, 18-vjeç, banuese në Tiranë, të cilat u dërguan në SQU, ku pas disa orësh në ambientet e SQU, shtetasja Brunilda Pinderi ndërroi jetë”, thekson policia në komunikatën e saj. /Start/

                                                                                             2011-11-22 12:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›