Kapet gjysmë ton drogë

Lënda narkotike u kap në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, e cila kishte dalë nga Lazarati për t’u transportuar në drejtim të Greqisë. Tre persona u shpallën në kërkim nga policia. Burime zyrtare thanë se gjatë aksionin u bllokua dhe një automjet tim “Volksvagen”, me targa greke.
Policia tha se gjatë operacionin për bllokimin e hashashit u angazhuan edhe forcat policore te Sarandës dhe Delvinës. “Lënda narkotike ishte ndarë në 409 pako me pesha të ndryshme, ndërsa një kërkim rajonal për arrestimin e dy trafikantëve ka nisur qysh mbrëmjen e djeshme”, thekson policia.
Një ditë më parë, po në Gjirokastër u sekuestruan 93 kilogramë mariuanë në fshatin Nepravishtë, ndërsa policia arreston 28-vjeçarin Hajri Buci lindur në Dibër. Gjithashtu, rreth 200 kg drogë u sekuestrua në portin e Durrësit, ndërsa 84 kg u sekuestruan në Tropojë. Brenda 24 orëve, janë sekuestruar thuajse një ton drogë. /Start/
2012-08-30 09:04