Zjarri në malin e Taraboshit, arrestohet autori

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot autorin e dyshuar si përgjegjës të zjarrit të rënë në malin e Taraboshit.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Hil Gjoni i cili akuzohet se i ka vënë zjarrin disa bimëve dhe më pas zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta.
Ndërkohë situata në malin e Taraboshit në Shkodër pas rënies së zjarrit ditën e djeshme është drejt përmirësimit. Zona më e rrezikuar në këto momente është fshati Zus, i shtrirë rrëzë malit të Taraboshit ndërsa tashmë situata është përmirësuar në fshatin Oblikë, Shirokë dhe Xhaferraj.
Sipas të dhënavë të zjarrfikësve janë djegur rreth 40 hektarë pyje dhe kullota të cilat u mbuluan nga flakët në dy faqet e malit.