Trafikoi 488 kg heroinë, Hatisë i konfiskohet hoteli
21/11/2011 Katër katet e godinës i kalojnë shtetit, pasi u shpall fajtor për këtë vepër
Vendimi i konfiskimit nga Gjykatë e Krimeve të Rënda, i ngriti me “paratë e pista”
TIRANE-Konfiskohen katër katet e hotelit që ishte në pronësi të shtetasit Alket Hatia, i dënuar më parë me 10.6 vjet burg për akuzën e trafikut të heroinës. Vendimi i konfiskimit është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila gjatë gjykimit të dosjes, ka konstatuar se hoteli që ndodhet në zonën e plazhit në Durrës, është ngritur si rezultat i përfitimit të parave në rrugë kriminale. Vendimi i gjykatës ka urdhëruar konfiskimin e katër kateve të hotelit 6-të katesh, ndërsa për katin e parë dhe garazhin gjykata vendosi t’i lerë në pronësi të pronarit legjitim që është Alket Hatia. Sipas togave të zeza, kati i parë, që momentalisht është restorant dhe garazhi i nëndheshëm i objektit, janë ndërtuar para kohës kur i pandehuri Hatia, është përfshirë në trafikun e heroinës. Ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar konfiskimin e plotë të objektit, pasi sipas hetimeve të saj, Hatia është pjesë e një grupi kriminal që ka mundur të trafikojë plot 488 kg heroinë. Gjatë viteve 2008-2010 Prokuroria ka arrestuar dënuar në gjykatë, shtetasit Hekuran Hoxha 9.3 vjet, Alket Hatija 10.6 vjet, Fatbardh Hoxha 8 vjet, Mentor Shehu 8 vjet dhe Saimir Gjepali 7.3 vjet, që të gjithë nga Shijaku. Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 21, si dhe nga një analizë e hollësishme e provave të grumbulluara, ka rezultuar se i dënuari Hatia ka marrë pjesë në 11 episode të trafikimit të heroinës.