Zjarri pushton kodrat mbi Tiranë. Linza në flakë
Autori i Lajmit: red.
Një zjarr i madh, që ka shpërthyer në kodrat e Linzës, ka hapur panik tek banorët e zonës. Policia dhe zjarrfikëset shkuan në vendngjarje për të shuar flakët që kërcënonin banesat aty pranë. Drejtori i shërbimit të zjarrfikëseve, Dilaver Laçi, ka mbërritur në vendngjarje dhe konstatoi se kishte vështirësi në shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malor. Policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri ka rrezikuar banesat aty pranë. Vatra e zjarrit është evidentuar dje rreth orës 11.00 kur flakët përfshinë disa sipërfaqe me shkurre. Flakët kërcënojnë dhe 3 banesa të Linzës, të cilat ndodhen shumë pranë zonës së nxehtë. Ndërkohë 2 zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje. Pothuajse njëkohësisht me to, aty mbërritën edhe forca policie të komisariatit numër 4 në Tiranë. Edhe banorë të zonës luftuan me flakët për shuarjen e tyre. Laçi ka bërë të ditur situatën më të fundit me zjarrin dhë dëmin që ai ka shkaktuar deri tani. Ndërkaq temperaturat e larta që po mbizotërojnë këto ditë po favorizojnë dukshëm flakët, të cilat vazhdojnë ende të djegin kullotat e zonës. Nga hetimet paraprake, policia dyshon se zjarri është vënë qëllimisht dhe po punohet për kapjen e autorit.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008