Itali, identifikohet shqiptari, u vra me 20 plumba
Autori i Lajmit: red.
Emigranti shqiptar që u ekzekutua dje në Itali është 25-vjeçari nga Dibra, Ramiz Doda. Policia italiane heton pistën e vrasjes së dibranit, i cili u qëllua me 20 plumba pistolete. Policia italiane identifikoi emigrantin shqiptar, i cili u ekzekutua mbrëmë pranë sallës së lojërave “Freedom” në San Marcelino, një provincë pak kilometra larg Aversas në Itali. Sipas policisë, viktima është Ramiz Doda, 25 vjeç nga Dibra. Nga të dhënat e para të hetimeve dyshohet se vrasja mund të ketë pasur motiv larje hesapesh, por nuk përjashtohet që të jetë dhe vepër e klanit “Kasalezi”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje kur dy persona të hipur në një motor, kanë qëlluar në drejtim të 25-vjeçarit me pistoletë të kalibrit 9. Autorët kanë qëlluar më shumë se 20 plumba në drejtim të të riut dhe më pas kanë mundur të arratisen pa lënë gjurmë.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008