E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrjet Ministria e Brendshme raporton mbi situaten

Kanë vijuar operacionet nga  ajri të helikopterit slloven dhe avionët italianë e turk për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit në venin tonë. Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme gjatë ditës së mërkurë janë zhvilluar një sërë operacionesh ajrore në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën e Bulqizës. Sipas informacioneve zyrtarë rezultojnë 13 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin ku situata më problematike paraqitet në Shkodër me 5 vatra aktive zjarri.  Ka 1 vatër zjarri në fshatin Balza, komuna Shosh. Në Rrethin Pukë, vazhdojnë të jenë 4 vatra zjarri aktive. në fshatin Arst Miliska, Fierzë, e cila është shumë problematike. Po kështu edhe vatra në fshatin Iballë, e në fshatin Dardhë, komuna Blerim. Ndërsa vatra në fshatin Orosh, komuna Qafë Mali, është mbyllur thuajse plotësisht. Në qarkun e Dibrës vazhdojnë të mbeten 4 vatra  zjarri aktive, në Kacni, komuna Selishtë, në Zallë-Gjoçaj, Derjan, rrethi Mat, zjarri në “Luçan - Batër”, Martanesh dhe zjarri tek Liqeni i Zi, Bulqizë, të cilat janë nën kontrollin e forcave të ushtrisë dhe zjarrfikëseve. Ndërsa dy vatrat në afërsi të Parkut Kombëatar të Lurës janë izoluar. Në qarkun e Korçës është aktive vetëm një vatër zjarrinë fshatin Kamenicë, komuna Mollas.   Sakaq në qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë aktivë vetëm 3 vatra zjarri. Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Rrethi i Bardhë, mbi fshatin Kukaj,dhe vatrat e zjarreve në fshatin Dragobi të komunës Margegaj si dhe vatra e zjarrit në vendin e quajtur Moraje, komuna Bujan të cilat mbeten problematike. Si shkak i punës intensive të forcave të ushtrisë, zjarrfikësve, shërbimit pyjor dhe të emergjencave civile janë shuar të gjitha zjarret në Tiranë. Vatra zjarri nuk as në qarqet e Beratit, Elbasanit, Durrësit, Fierit, Gjirokastrës, Lezhës dhe Vlorës.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›