Zjarrvëniet e qëllimshme, rrezik gjithnjë e në rritje
Mjaft zjarre të shfaqura këtë vit kanë ardhur si pasojë e veprimeve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm. Aktualisht Policia e Shtetit po procedon 8 persona të dyshuar si autorë të disa zjarrvënieve në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Fierit.
Strukturat e policisë shprehen se kanë marrë të gjitha masat për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë personat zjarrvënës, qofshin këto të qëllimshme apo nga pakujdesia. Në kuadër të këtyre masave u bë e mundur që të procedohen për zjarrvënie 8 shtetas, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 4 procedohen dhe ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë që një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.
Policia e Shtetit premton se në çdo rast të evidentimit të zjarreve do të kryejë veprimet e duhura procedurale, me qëllim identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.