E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrihet akordi, Kombëtarja luan në "Qemal Stafa"

Pas shumë polemikash midis FSHF-së dhe drejtorit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, më në fund është arritur akordi.

Ndeshja e parë që do të luhet në “Qemal Stafa” do të jetë ajo e 7 shtatorit kundër modestëve të Luksemburgut.

Një pikë tjetër ku dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët ka qenë ajo për ndyshimin e tapetit aktual dhe zëvendësimin e tij me një të ri.

Ndeshja e dytë që pritet të luajë ekipi kombëtar në “Qemal Stafa” do të jetë ajo ndaj Bosnjë-Hercegovinës në 8 tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›