Zlatan Ibrahimovic: “Po ndihmoj Adrianon”

Interi kreu një punë të madhe të mërkurën në mbremje kur përmbysi dizavantazhin me CSKA-në e Moskës dhe fitoi ndeshjen 4-2 në ditën e katërt të Ligës së Kampioneve. Pas dy golave të rusëve, Zlatan Ibrahimovic shënoi dy gola në atë takim, po aq sa Estebian Kambiaaso. "Shkoi shumë mirë, por ne mund të kishim bërë një nisje më të mirë. Ata (kundërshtarët) shkuan deri në 2-0 dhe na krijuan probleme, por ishte e rëndësishme që ne barazuam përpara përfundimit të pjesës së parë", - thekson Zlatan. Ibra flet edhe yllin tjetër të skuadrës zikaltër, Adrianon, i cili nuk ka luajtur shumë ndeshje gjatë këtij sezoni dhe nuk është përfshirë në listën e Ligës së Kampioneve. "Adraino? Unë jam duke u përpjekur ta ndihmoj cdo ditë atë. Ai është duke punuar fort për t'u përmirësuar, por gjithcka varet nga trajneri dhe ne respektojmë vendimet e tij".