E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikohen “Djajtë” e Fergusonit

Mancesteri, me katër fitore në po aq takime, u bë skuadra e parë europiane që kaloi në raundin e 16-të më të mirave, duke i bërë një dhuratë të bukur trajnerit Aleks Ferguson, i cili nbushi të martën 21 vjet në drejtimin e "Djajve të kuq". Junaitid fitoi 4-0 me Dinamon e Kievit, që nuk ka marrë asnjë pikë në katër ndeshje. Po për grupin F, Roma arriti një dramatik 2-2 me Sportingun në Lisbonë, duke barazuar në minutën e 89-të me anë Pizaros. Interi regjistroi një tjetër fitore të rëndësishme me CSKA-në e Moskës, kur përmbysi dizavantazhin 0-2. Zikaltërit shënuan katër gola, dy me anë të Zlatan Ibrahimovicit dhe dy me Estebian Kambiason. Interi tani është në kuotën e nëntë pikëve, një më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë, që fitoi nga ana e saj 2-0 me PSV në ndeshjet e Grupit G. Interi ka nevojë për një barazim për t'u kualifikuar në raundin tjetër. Në grupin A, Barcelona fitoi 2-0 me skocezët e Gllazgou Rejnxhërs dhe Lioni mposhti 4-2 Shtutgardin. Edhe Arsenali mund të konsiderohet i kualfikuar me barazimin pa gola me Slavian e Pragës, një nga rezultatet surprizë. Sevilja fitoi 2-0 në Bukuresht me Steaua.

Liga e Kampioneve
Dita 4

NDESHJET
E mërkurë, 7 nëntor
(E) Lion- Shtutgart 4-2
(E) Barcelona-Rejnxhërs 2-0
(F) Man. Jun.-Dinamo Kiev 4-0
(F) Sporting-Roma 2-2
(G) Inter-CSKA Moskë 4-2
(G) Fenerbahce-PSV 2-0
(H) Steaua-Sevijla 0-2
(H) Slavia-Arsenal 0-0

Grupi E

Ekipet Nd Pikë
Barcelona 4 10
Rejnxhërs 4 7
Lion 4 6
Shtutgart 4 0

Grupi F

Ekipet Nd Pikë
Man. Junaitd 4 12
Roma 4 7
Sportingu 4 4
Dinamo Kiev 4 0

Grupi G

Ekipet Nd Pikë
Inter 4 9
Fenerbahce 4 8
PSV 4 4
CSKA Moskë 4 1

Grupi H

Ekipet Nd Pikë
Arsenali 4 10
Sevilja 4 9
Slavia 4 4
Steaua 4 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›