Ruud Gullit favorit për bankinën e Los Angeles Galaxy

Ruud Gullit mund të rikthehet në bankinë, qysh prej dorëheqejs së tij nga drejtimi i Feyenoord Rotterdam në vitin 2005. Gazeta holandeze "De Telegraaf" konfirmon se ish-legjenda e Milan AC, sot 45 vjec, ndodhet në kontakte të avancuara me klubi kalofirnian Los Angeles Galaxy.
Ruud Gullit është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë trevjecare për të marrë celësat e ekipit të udhëhequr nga Devid David Backham.
Jürgen Klinsmann bënte pjesë në favoritët për të drejtuar skuadrën e njohur amerikane, por Gulit, ish-kapiteni i "Oranje", dhe që më parë ka drejtuar edhe bankinat e Chelsea (1995-1998) dhe Newcastle (1998-2000), është i gatshëm ta nisë këtë eksperiencë ekzotike, me objektivin kryesor për të kualifikuar klubin në ndeshjet e play-ofit për sezonin 2008 të Major League Soccer, kampionatit amerikan.