E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zllatan Ibrahimoviç pëlqen kalimin te Barcelona

Sulmuesi suedez i Interit i ka shpalosur edhe më parë dëshirat e tij për të luajtur në një skuadër ku mund të fitojë evenimentin më të madh futbollistik, Ligën e Kampioneve.

“Kam biseduar me menaxherin tim Mino Raiola dhe jam i qetë për këtë. Isha në dijeni të bisedimeve mes Barcelonës dhe Interit, por mendoja se bëhej fjalë vetëm për Maksuell. Nëse oferta e katalanasve është konkrete, atëherë do të ishte interesante për mua”, deklaron futbollisti kryesor i Interit.

Në anën tjetër, presidenti i Barcelonës, Huan Laporta konfirmoi se marrëveshja që përfshin edhe sulmuesin Samuel Eto’o është fare pranë konkretizimit.

“Marrëveshja me Ibrahimoviçin varet nga vetë lojtari, nga Samuel Eto’o dhe të gjitha palët e përfshira në të”, ka thënë Laporta.

Ndërkohë, kampionët e Evropës nuk kanë hequr dorë ende nga sulmuesi i Valencias, David Vila.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›