E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimet, “beteja” e radhës në Kolegjin Zgjedhor

Deri më tani në këtë kolegj kanë mbërritur dy ankimime nga ana e Partisë Demokratike, që të dyja për Qarkun e Fierit, ndërsa Partia Socialiste ka ankimuar, përveç Fierit, edhe Qarkun e Beratit dhe të Shkodrës. Si parin e seancave të shqyrtimit të këtyre ankimimeve, Kolegji Zgjedhor do ta nisë të martën e javës së ardhshme. Partia Demokratike kërkon që KQZ të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në tre qendra votimi të Fierit ku nuk u votua fare me 28 qershor. 

Ankimimi tjetër i demokratëve kundërshton vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultatit të përgjithshem për Fierin. Kërkese të njëjtë ka bërë edhe partia e çamëve, për Demokraci dhe Integrim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një vendim të para pak ditëve i dha mandatin e 9-të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, por nëse Kolegji Zgjedhor do ta hedhë poshtë këtë vendim, atëherë mandati do t’i shkojë Partisë Demokratike.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›