E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj: Zbatimi i ligjit të lustracionit deri në fund, demokracia e mund diktaturën

Në aktivitetin e djeshëm në Muzeun Historik Kombëtar në nder dhe kujtim të të pushkatuarve nga krimet e komunizmit ishte i pranishëm dhe deputeti i Partisë Demokratike Preç Zogaj. I pyetur në një prononcim për gazetën Sot nëse mazhoranca dhe opozita sërish nuk do të bien dakord për ligjin e ri të lustracionit, pasi i ligji i vjetër u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, deputeti Zogaj tha se qeveria do të vazhdojë betejën e zbatimit të këtij ligji.  Ky është një proces ligjor. Natyrisht që çdo gjë do të bëhet konform ligjit, standardeve. Ne jemi një vend demokratik. Emocionet nuk ka na bëjnë të harrojmë se jemi një vend demokratik, demokracia ka standardet e veta. Demokracia nuk përgjigjet si diktatura. Demokracia e mund diktaturën, sepse qëndron më lartë se ajo, jo se i ngjan asaj, u shpreh Zogaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›