E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Garanci për monitorimin e zgjedhjeve, nga vëzhgues të OSBE

Gjatë punimeve të Sesionit të 8 të dimrit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Sekretarja e PS për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade kërkoi prezencën e një misioni vëzhgues me anëtarë të kësaj Asambleje, për të ndjekur nga afër ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, si dhe të monitorimit të procesit zgjedhor. Deputetja Dade, në përgjigje të kërkesës së saj mori garanci, se shumë shpejt në Shqipëri do të vijë një mision vëzhgues nga OSBE dhe ekspertë të ODIHR-t, për të ndjekur vetë nga afër përgatitjet për zgjedhjet. Dade, duke vënë në dukje rolin e rëndësishëm të Partisë Socialiste, si forca kryesore e opozitës në reformën zgjedhore, ngriti shqetësimin lidhur me vonesat e përgatitjeve të procesit zgjedhor, duke e konsideruar këtë proces, si shumë të rëndësishme për fatin e të ardhmes evropiane të vendit tonë.Ajo u ndal konkretisht tek vonesat e pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit, vonesa që mund të çojnë në privimin nga e drejta e kushtetuese e votimit të zgjedhësve, të cilët nuk kanë një nga dokumentet identifikues të parashikuara në Kodin Zgjedhor.Dade në takimet që ka patur, ka ngritur gjithashtu shqetësimin për sulmet ndaj medias dhe konkretisht gazetës TemA, pa harruar edhe kontrollin e qeverisë ndaj televizionit publik shqiptar, që është kthyer në mjet propagande të vjetër për mazhorancën aktuale.Dade, ka takuar Presidentin e AP-së së OSBE-së, Joao Soares, por edhe përfaqësues të presidencës greke të OSBE-së, Drejtorin e ODIHR, Janez Lernacic, si dhe delegacionet suedeze dhe daneze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›