E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: EULEX-i, ne te gjithe territorin e Kosoves

Kryetari i Komisionit te Jashtem ne Parlament, Prec Zogaj ka deklaruar se Shqiperia mbeshtetet vendosjen e EULEX-it ne Kosove, por misioni evropian duhet te vendoset ne te gjithe territorin e saj.

“EULEX-i do te vendoset ne terren. Eshte garanci plus qe ne kete mision, pas marreveshjes se 22 tetorit, do te jene edhe SHBA-te”, eshte shprehur Zogaj.

“Vendosja e EULEX-it krijon nje imazh pozitiv edhe per vendet qe kane planifikuar njohjen e Kosoves apo kane ndermend ta njohin ne te ardhmen ate. Do te ishte pozitive vendosja ne te gjithe territorin”, theksoi Zogaj.

Ndersa homologu i tij ne Prishtine, Sabri Hamiti tha se ne Kosove nuk duhet te veprojne njekohesisht dy ligje, ai i Kosoves dhe EULEX-i.

“Ne do te refuzojme qe te veprojne dy ligje ne Kosove. Ligjet nderkombetare jane permbi ligjet kombetare. Ajo qe eshte ligj dhe unike duhet te zbatohet, por jo te zbatohen ato ligje qe jane specifike, si ai per heqjen e taksave doganore per kishen ortodokse serbe”, tha Hamiti. 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›