E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Mbeshtetje Kosoves per 6 pikeshin

Kryetari i komisionit te jashtem parlamentar, Prec Zogaj ka shprehur mbeshtetjen e Tiranes zyrtare ndaj qendrimit te Prishtines kunder planit 6 pikesh te Ban Ki Moon.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne TCH, Zgoaj ka vleresuar se plani ne fjale krijon nje sere problemesh ne Kosove dhe rajon.

“Mbeshtesim qendrimet e qeverise se Kosoves, presidentit dhe opinionit publik kosovar ne kundershtim te pikave te planit te Ban Ki Moon. Ky plan krijon nje sere problematikash ne Kosove. Ai ka disa pika qe shartohen me planin “Ahtisari”, gje qe sjell dhe lekundjen e ketij te fundit. Kjo ben qe plani i OKB te kundershtohet”, ka pohuar Zogaj.

Deputeti demokrat ka theksuar se pavaresia e Kosoves eshte nje ceshtje e pakthyeshme, por ka nenvizuar se ka ende disa motive per t’u shqetesuar.

“Pavaresia e Kosoves per aq sa eshte legjitime eshte edhe e pakthyeshme. Megjithate, ka arsye per t’u shqetesuar. Kam pershtypjen se pas pavaresise ka nje kontrast kunder fenomenit te Serbise dhe Kosoves. Serbia e ka humbur Kosoven dhe lufton per cfare i del perpara. Ndersa Kosova ka fituar, ka marre ate qe kerkonte dhe tani po lufton per vazhdimin e saj”, ka shtuar Zogaj.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›