Dade: Kosova te merret me hapat e ardhshme

“Ky nuk eshte nje moment i pakapercyeshem dhe mendoj se tani eshte koha jo per te analizuar pergjegjesite, por per te menduar cilat do jene hapat e metejshme. Ndarja e Kosoves nuk do ndodhe sepse EULEX do filloje te jete funksional”, vijoi Dade.
Deputetja shqiptare theksoi gjithashtu se, EULEX eshte nje mision europian dhe dihet qe tashme BE eshte shprehur se ceshtja e Kosoves eshte ceshtje europiane. “Kjo situate nuk duhet pare me kaq dramacitet. Eshte nje moment reflektimi dhe eshte e rendesishme si do luajme ketej e tutje”, nenvizoi Dade, e cila ka kritikuar gjithashtu sjelljen e liderit te serbeve te Kosoves, Oliver Ivanovic.
“Serbet e Kosoves vazhdojne te mbeten peng i Beogradit sepse i kane pasur te gjitha mundesite per t’u integruar. Nese serbet e Kosoves do vazhdojne te mos e konsiderojne Kosoven vendin e tyre, atehere ata do udhehiqen nga koncepti per te qene ne komanden e Beogradit, qe vazhdon ta perdore Kosoven per ceshtje te brendshme politike”, vijoi deputetja anetare e komisionit te jashtem ne Kuvendin e Shqiperise.