Gjermani, presidenti turk Gyl anulon fjalimin në universitet
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, i cili ndodhet për vizitë katërditore në Gjermani, ka anuluar fjalimin në njërin nga universitetet e Berlinit, pas një alarmi për kërcënim me bombë.
Policia evakuoi sallën në Universitetin Humboldt dhe rrethoi bulevardin kryesor jashtë ndërtesës, ku ishin mbledhur qindra kurdë për të kërkuar lirimin e Abdullah Oçalanit, liderit të Partisë Punëtore të Kurdistanit. Kjo e fundit konsiderohet si grup terrorist nga Ankaraja dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.
Gjatë ditës, Gyl është takuar homologun gjerman, Kristian Vulf. Turqia është kandidate për Bashkimin Evropian, por anëtarësimi i saj është kundërshtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Me mbërritjen e tij në gjermani, Presidenti turk, Abdullah Gül u prit me nderime ushtarake para Kështjellës Bellevue nga presidenti gjerman, Christian Wulff. Gul kërkoi negociata të ndershme me Bashkimin Euriopian, me synim, anëtarësimin e plotë të turqisë.
Më tej, ministrat e financave të dy vendeve Wolfgang Schauble dhe Mehmet Simsek, nënshkruan në praninë e burrështetasve një marrëveshje të re për taksimin e dyfishtë. Tema e rëndësishme e vizitës është edhe integrimi në Gjermani i 2,5 milionë qytetarëve me prejardhje turke. Në kuadër të vizitës së tij, Gul e quajti politikën ndaj të huajve të qeverisë gjermane si të paligjshme duke patur parasysh provimin e gjuhës gjermane, dhënien e të cilit janë të detyruar ta bëjnë të gjithë migrantët me prejardhje turke.