Zogaj: “PD të ndalë abuzimet”
Autori i Lajmit: red.
Deputeti demokrat Preç Zogaj i kërkon partisë së tij të ndalë abuzimet në administratë. Sipas tij, ka shumë zyrtarë të lartë të PD-së në kryeqytet, të cilët vendosin për çdo të punësuar në administratë. “Ka një fenomen që duhet të ndalohet menjëherë, ka zyrtarë të PD-së që vendosin nga Tirana për njerëzit që duhet të merren në punë në administratë”, - pohoi Zogaj. Deputeti demokrat shfaq pakënaqësi edhe për sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së figurave të ndryshme në PD, duke pohuar se duhet të merren parasysh kontributet përkatëse dhe jo thjesht vlerësimet e njërit apo tjetrit. Këto vlerësime të tilla, sipas tij, dëmtojnë kornizën e vlerave të partisë. Zogaj, i cili është dhe një nga deputetët e vjetër të kësaj partie, vlerëson gjithashtu se Qeveria duhet të punojë më shumë për të mos zvarritur çështje të ndryshme, ndërsa pohon se vonesa është një nga armiqtë kryesorë të Ekzekutivit. Ai kërkon gjithashtu që selia blu të punojë për përgatitjen e një programi të ri qeverisës, sepse atij të 2005-ës po i përfundon afati, ndërkohë që kërkon të përshpejtohet me realizimin e objektivave të programit të hartuar tre vjet më parë.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008