Komision “ad-hoc” për hapjen e dosjeve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Vlerësojmë se ky projektligj duhet të ruajë frymën e rezolutës së Kuvendit dhe të respektojë parimet e rezolutës së KE. Ne propozojmë ngritjen e menjëhershme të një grupi pune “ad-hoc” kuvendor me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe me asistencën ligjore të Këshillit të Evropës e të OSBE-së”
Partia Socialiste kërkon ngritjen e një grupi “ad-hoc” kuvendor për të hartuar një draft konsensual në lidhje me pastrimin e figurës së zyrtarëve të lartë. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj pohoi dje se vetëm në këtë mënyrë do të mbyllet përfundimisht debati që vazhdon për vite të tëra të konsiderohet instrument politik në duart e disa politikanëve të frymës së vjetër të mbajtur peng ndaj së kaluarës. Duke shprehur gatishmërinë e socialistëve për të bashkëpunuar, Xhafa tha se ky komision duhet të ketë në përbërje të tij përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dhe të hartohet nën asistencën e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, të cilët kanë mjaft eksperiencë në këtë çështje. Sipas tij, demagogjia e fjalës dhe e veprimit të lidershipit politik të mazhorancës, pengje të së shkuarës, nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi të vazhdojë të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve.
Propozimi
Xhafaj deklori dje, në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, se socialistët janë të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha palët në Kuvend për të hartuar pa humbur kohë projektligjin "Për pastërtinë e figurës të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve”. Sipas tij, PS ka qenë, është e do të mbetet e interesuar për ta ndarë politikën shqiptare nga e shkuara e hershme dhe e vonë edhe në këtë aspekt, jo me llafe e demagogji, po me një nismë ligjore, të mbështetur në parimet kushtetuese të Republikës sonë dhe në parimet e shpallura të Këshillit të Evropës në këtë fushë të sintetizuara këto qartësisht në rezolutën Nr.1481, datë 25 janar 2006 si dhe në vetë rezolutën e 30 tetorit 2006 të Kuvendit të Shqipërisë. Ai tha se përmes përfaqësuesve të saj në Komisionin e Ligjeve, vlerësimit dhe kontributit ligjor të zëvendëskryetarit të grupit, njëherësh relator i këtij projektligji, Isarajt, PS ka ofruar kontributet e saj konkrete ligjore që e bëjnë këtë projekt në përputhje me Kushtetutën dhe standardet evropiane në këtë fushë. “Ne vlerësojmë se ky projektligj duhet të ruajë frymën e rezolutës së Kuvendit dhe të respektojë parimet e rezolutës së KE. Për të mundësuar hartimin e një ligji të standardeve evropiane, ne propozojmë ngritjen e menjëhershme të një grupi pune “ad-hoc” kuvendor, me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe me asistencën ligjore të Këshillit të Evropës e të OSBE-së”, - tha ai. Sekretari për Çëshjet Ligjore në PS pohoi më tej se socialistët mirëpresin e vlerësojnë pozitivisht angazhimit e këtyre institucioneve ndërkombëtare shumë të respektuara për të ofruar ekspertizën e tyre ligjore në këtë proces. “Shpresojmë që kjo gatishmëri e shprehur publikisht prej tyre të gjejë vlerësimin dhe mbështetjen e sinqertë edhe të grupeve të tjera parlamentare dhe veçanërisht të përfaqësuesve parlamentarë të Partisë Demokratike”, - tha Xhafaj. Sipas tij, specialistët ndërkombëtarë mund të japin ndihmesë të madhe në mënyrë që hapja e dosjeve të mos mbetet thjesht deklarative, gjysmake dhe e dështuar, siç ka ndodhur 17 vjet rresht, ku është luajtur me njerëzit e me të kaluarën e tyre për qëllime partiake, elektorale apo thjesht personale. Xhafaj shprehu bindjen se vetëm hartimi i një drafti konsensual do të mbyllë përfundimisht këtë debat që vazhdon për vite të tëra të konsiderohet instrument politik në duart e disa politikanëve të frymës së vjetër të mbajtur peng ndaj së kaluarës, të paaftë për t u zgjidhur shqiptarëve çështjet e së tashmes dhe të së ardhmes së tyre. “Demagogjia e fjalës dhe e veprimit të lidershipit politik të mazhorancës, pengje të së shkuarës, nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi të vazhdojë të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve, të zhvendosë nga axhenda politike debatin e shëndoshë të shoqërisë sonë për sfidat e mëdha të integrimit euroatlantik, për sfidat e mëdha në rrugën për një mirëqenie më të mirë ekonomike e sociale të shqiptarëve që përditë e më shumë përballen me varfërinë, papunësinë dhe pasigurinë e jetës”, - tha ai. Xhafaj sqaroi se ky qëndrim i socialistëve është në vazhdën e qëndrimeve të tyre të shprehura në Komisionin e ligjeve edhe nga deputeti Isaraj.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008