E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antikanabisi, kryepolici kërkon bashkëpunim

VLORE – Fushata antikanabis ka mbërritur dhe në Vlorë, qark që shënohet si problematik për numrin e kultivuesve. 

 Në ambientet e Akademisë së Marinës janë mbledhur dje përfaqësues të lartë të policisë dhe të pushtetit vendor. Sipas kryepolicit të Vlorës, Vehbi Bushati, vitin e shkuar u arrit asgjësimi i 150 mijë rrënjëve kanabis në fshatra të ndryshme të qarkut, ndërsa edhe këtë vit puna do të nisë intensivisht, duke shfrytëzuar dhe kohën kur bimët narkotike mbillen. “Puna duhet të kryhet dhe në bazë të ligjit që përfshin në shkelje dhe penalizon kryetarët e komunave dhe kryepleqtë, të cilët nuk bashkëpunojnë”, theksoi Bushati. Për të, mbjellja e bimëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe këtë vit do të thotë se nuk është bërë një punë e mirë nga ana e strukturave të policisë dhe të antidrogës, si dhe nuk ka pasur bashkëpunim me institucionet vendore.                        q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›