E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të vrarë e një i plagosur në Malësi të Madhe

Dy të vrarë dhe një i plagosur kanë qenë viktimat e mbrëmjes së djeshme në fshatin Bratosh, në Zagore të Malësisë së Madhe.

Burime të policisë, të njoftuara me telefon konfirmojnë emrat e dy viktimave. Tom Ulaj dhe Gjergj Shotaj konsiderohen të vdekur nga plumbat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00. Nuk ka të dhëna paraprake për motivin e ngjarjes, por theksohet se ka pasur një shkëmbim zjarri. Policia e Shkodrës ka nisur një grup të gatshëm drejt vendngjarjes, por largësia e madhe dhe rruga e keqe duket se do të vonojnë zbardhjen e ngjarjes përpara mëngjesit. Lajmi mbërriti në policinë e Shkodrës nga banorë të fshatit që kërkuan fillimisht ndihmë mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›