E vërteta për dosjen Dinamo
Saktësim
Në lidhje me artikullin e numrit të djeshëm të gazetës “Shqip”, për rihapjen nga prokuroria të çështjeve ekonomike të viteve 2005-2006, gazeta “Shqip” ka siguruar dokumente që vërtetojnë se hetimi për ish-ministrat Anastas Angjeli dhe Igli Toska, si dhe për të akuzuarit e tjerë për çështjen e “kompleksit Dinamo” është pushuar. Hetimi për ish-ministrat është pushuar me vendim të datës 15 shkurt 2007, të firmosur nga kreu i Prokurorisë së Tiranës, Vexhi Muçmata, dhe shefi i Seksionit Ekonomik, prokurori Llambi Bako. Për pjesën tjetër të të akuzuarve, çështja është pushuar me vendim të datës 11 shkurt 2010, firmosur nga prokurori Bujar Hoxha.
#