E Diel, 1 Nëntor 2026

Emergjenca në Kukës, shtatzëna transportohet nga familjarët drejt spitalit

Kukës- Qindra familje në zonën e Kukësit po vuajnë mungesën e energjisë, medikamenteve dhe bëjnë thirrje se rezervat ushqimore po shkojnë drejt për fundimit. Po ashtu problematike mbeten emergjencat mjekësore të cilat vijnë si paosjë e izolimit të shumicës së komuna dhe fshatrava prej disa ditësh nga dëbora.

Në orët e vona të së djelës një tjetër grua shtatzënë u përball me të ftohtin e acartë teksa familjarët e saj e transportuan nga komuna Ujmish në Spitalin e Kukësit, në një trashësi dëborë që i kishte kaluar 1 metrat. Ndërsa në rrugën e pa bllokuar një kamion i ushtrisë ka bërë transportin e nënës 38-vjeçare drejt maternitetit.

Ndërkaq mësohet se janë të bllokuara akset Kukës-Qafë Shllak, Kukës-Krumë, Kukës- Draj Reç dhe Kukës-Shishtavec. Po ashtu pjesa më e madhe e rugëve rurale vazhdojnë të jenë të bllokuara pasi trashësia e dëborës i ka kaluar 2.5 metrat.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dibër- Izolimi nga dëbora, shtatzëna transportohet me helikopter drejt Tiranës Dibër- Një 22-vjeçare nga Zalldardha e Dibrës ka rrezikuar të...
  2. Kukës- Në pranga dy persona, akuzohen për vjedhje Kukës- Dy shtetas janë arrestuar nga blutë e Kukësit pasi...
  3. Kukës, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur pasojë e aksidentit automobilistik Kukës – Një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe 6 të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›