Zonat industriale, sa do të kushtojë trualli për objektet që ushtrojnë aktivitet
Qeveria rrit çmimin për të gjitha subjektet që përdorin ish-ndërmarrjet shtetërore
Ervin KOÇI
Kompanive private që përdorin ish-ndërmarrje shtetërore për aktivitet e tyre të biznesit, do t’u rritet sërish çmimi i truallit të tokës ku ato kanë ngritur objektet. Kjo do të bëhet për të gjitha kompanitë objektet e të cilave janë ndërtuar mbi trojet ose brenda ndërtesave të ish-fabrikave apo ndërmarrjeve shtetërore, në raste se kompanitë aktuale kërkojnë ta privatizojnë këtë truall. Marrja e vendimit nga qeveria për rritjen e çmimit të këtyre pronave shtetërore, bëhet me synimin për të kompensuar ish-pronarët, por ajo vjen edhe në një kohë kur ekonomia e vendit ka nevojë për likuiditete. Vendimi i djeshëm i qeverisë për caktimin e çmimeve të zonave industriale ku ushtrohet aktivitet ekonomiko-industrial, bëhet me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Në bazë të ligjit të ri, subjektet që kanë blerë ndërmarrjet shtetërore duhet që deri në datën 31 maj të këtij vitit të bënin edhe blerjen e truallit të tyre. Vendimi më i fundit i qeverisë e ka të përcaktuar saktë që trualli i objekteve shtetërore të privatizuara dhe i ndërmarrjeve bujqësore do të shitet. Kjo në ato raste kur është privatizuar vetëm objekti. Përparësi në privatizimin e truallit u jepet pronarëve të objekteve, proces ky që do të bëhet në bazën e vlerës së tregut. Në të kundërt, trualli do t’i kalojë në administrim Agjencisë Kombëtare të Kthimit të Pronave, për t’u përdorur në procesin e kompensimit të ish-pronarëve. “Trualli i këtyre objekteve do të vihet në dispozicion të AKKP-së për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe në rastet kur trualli ka pronar, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, trualli i kalon këtij pronari”, - sqarohet në pikën katër të vendimit.
Vendimi
Këshilli i Ministrave vendosi: 1) Çmimi i trojeve, pronë shtetërore, në zonat industriale, ku ushtrohet veprimtari ekonomiko-industriale, në objektet e ndërtuara mbi to, është sa vlera e çmimit të trojeve të kategorive, të miratuara me vendimet nr.1620, datë 26.11.2008, “Për miratimin e trojeve, që ndodhen në të gjitha bashkitë dhe në disa komuna”, nr.555, datë 29.8.2007, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Beratit, Gjirokastrës, Vlorës e të Dibrës, si dhe qytetet Bulqizë, Burrel, Klos dhe Vlorë”, nr.653, datë 29.9.2007, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Lezhës, Dibrës, Korçës dhe Kukësit”, dhe nr.139, datë 13.02.2008, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Fierit, Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës”, të Këshillit të Ministrave. Me këtë çmim do të llogaritet jo vetëm sipërfaqja nën objekt, por edhe ajo në funksion të tij. Në rast privatizimi të këtyre trojeve pagesa do të bëhet 50 për qind në lekë dhe 50 për qind me lekë privatizimi, letra me vlerë apo bono privatizimi. 2) Zona industriale janë të gjitha ato zona, të miratuara si të tilla me vendim të KRRT-së, dhe të KRRTRSH-së në bazë të akteve ligjore në fuqi, për kryerjen e veprimtarive ekonomiko-prodhuese. 3) Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Financave dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për nxjerrjen e udhëzimit përkatës në zbatim të këtij vendimi.
Trualli që privatizohet
Trualli që privatizohet konsiderohet sipërfaqja nën objekt dhe sipërfaqja funksionale rreth tij, e përcaktuar sipas genplanit të objektit që është pjesë e dokumentacionit të privatizimit që përgatit komisioni i vlerësimit të ndërmarrjes. Kur objekti është me dy a më shumë kate dhe në të ka disa pronarë, atëherë shitja e truallit në bazë të kërkesës së tyre për çdo pronar bëhet në bashkëpronësi të pandashme mes pronarëve të objektit. Bashkëpronarët u nënshtrohen dispozitave të Kodit Civil. Për shembull: “Objekti me 3 kate është ndërtuar mbi një sipërfaqe 500 metër katrorë (sipërfaqe ndërtimi + mjedisin e përbashkët + sipërfaqen e bordurës + sipërfaqen e truallit në oborr, nëse ka). Sipërfaqja e ndërtimit për ambientet e përbashkëta është 1250 metër katrorë dhe për çdo kat është: kati i parë 450 metër katrorë dhe kati i dytë 450 metra katrorë ndërsa kati i tretë 350 metra katrorë”. Llogarisim koeficientin (k), që në këtë rast del 0.4. Koeficienti është konstant, duke u shumëzuar me sipërfaqet përkatëse të ndërtimit që zë secili pronar jep sipërfaqen përkatëse që i takon të privatizojë secili pronar. Në një kat mund të jenë një ose më shumë pronarë. Në rastin tonë në shembull kemi vetëm nga një pronar në çdo kat. Këto sipërfaqe, të cilat përcaktohen nga ekspertët vlerësues, duke u shumëzuar me çmimin për metër katror të llogaritur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Truallit ish-Pronarëve, japin vleftën që duhet të paguajë në lekë secili pronar.
Procedurat
Për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat, të cilat i kanë kaluar në pronësi pushtetit vendor, nevojitet miratimi përkatës i këshillit bashkiak të komunës ose qarkut, ndërsa për pronat që janë në administrim të këtyre institucioneve nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë/komunës apo qarkut përkatës. Vlerësimi i pasurisë shtetërore në zbatim të këtij vendimi bëhet për çdo element të pasurisë nga komisioni i vlerësimit, duke përcaktuar vlerën reale të tregut në zbatim të legjislacionit në fuqi duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Komisioni i vlerësimit për pasuritë e paluajtshme do të ngrihet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Ky komision do të ketë jo më pak se tre anëtarë, do të drejtohet nga kryetari i degës së shoqërive publike në prefekturën përkatëse ku ndodhet objekti dhe në përbërje të tij do të jenë përfaqësuesi i ndërmarrjes apo i institucionit, në administrim të të cilit ndodhet objekti, si dhe grupi i ekspertëve vlerësues. Ky grup ekspertësh përbëhet nga ekspertë vlerësues të pasurisë së paluajtshme si dhe ekspertë kontabël, grup i autorizuar të fushës përkatëse, sipas rastit. Pas verifikimit dhe saktësimit të punës së realizuar të ekspertëve nga dega e shoqërive publike, hartohet procesverbali lidhur me orët e domosdoshme të vlerësimit të objektit, i cili firmoset dhe vuloset nga kryetari i degës së shoqërive publike dhe ekspertët. Në këtë rast, pagesa e ekspertëve lidhur me misionin e vlerësimit do të bëhet për çdo miratim privatizimi. Paga orare do të jetë 1500 lekë për orë pune. Në rastin e vlerësimit të objekteve që do të përfshihen në fondin e kompensimit fizik për ish-pronarët, pagesa e ekspertëve do të bëhet për çdo objekt të vlerësuar dhe paga orare do të jetë 1500 lekë për orë pune. Pagesa e ekspertëve që kryejnë vlerësimin e pasurive të shoqërive tregtare shtetërore, të formës anonime ose me përgjegjësi të kufizuar, të pasurisë së ndërmarrjes që transformohet në shoqëri tregtare, si dhe të objekteve të zbritura nga kapitali i shoqërisë për efekt privatizimi, mbulohet nga shoqëritë përkatëse.
Sanksionet
Pas afatit të caktuar, në rastet kur nuk është paguar qiraja dhe nuk është blerë trualli nga pronarët e objekteve apo të ndërmarrjeve të privatizuara, trualli i tyre vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit e të Kompensimit të Pronave për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe, në rastet kur trualli ka pronarë të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, trualli i kalon këtij pronari.
BOX/////////////////////////
Dokumentet që u duhen pronarëve për të privatizuar truallin
Pronarët e objektit në rast se vendosin për të blerë truallin e ndërmarrjes së privatizuar më parë duhet të paraqesin në dy kopje, në Ministrinë e Financave në Drejtorinë e Shitjes së Pronave Publike, kërkesën me shkrim për blerje të truallit, vërtetimin hipotekor, certifikatën e pronësisë, të noterizuar, kartelën e pasurisë për objektin, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe hartën treguese të pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës. Blerësi duhet të paraqesë gjithashtu fotokopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP-ja, ish-AQRNB-ja, Ministria e Financave, si dhe fotokopje të noterizuar të genplanit apo planimetrisë së objektit në çastin e privatizimit. Në dosjen e blerësit duhet të paraqitet dhe deklarata noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës. Pagesa e çmimit të truallit të objektit apo ndërmarrjes që është privatizuar ose do të privatizohet bëhet vetëm në lekë.
Shkurt///////////////////
Bizneset i kërkojnë BSH-së të ndërhyjë për të zgjidhur problemin e moskreditimit
Bizneset në shumë vende të Evropës po përfitojnë kredi me interesa shumë të ulët, çka nuk po ndodh në Shqipëri. Pengesa kryesore duket të jetë norma bazë e interesit ende e lartë, në masën 5,75 për qind. Të gjendur përballë kësaj situate shumë biznese kanë kërkuar marrjen e masave për të përballuar krizën. Shumë prej tyre nuk po përfitojnë dot kredi nga bankat e nivelit të dytë. Këto të fundit kanë kërkuar nga ana e tyre uljen e normës bazë të interesit. Ekspertë të ekonomisë shprehen se ulja e normës bazë të interesit duhet të ishte bërë që në muajin nëntor të vitit të kaluar, në masën 2 për qind, jo më në 0,5 siç ndodhi në janar të këtij viti. Ndryshe nga situata në vendet e tjera të Evropës, kushtet për marrjen e një kredie për bizneset janë më të vështira dhe kredia vijon të jetë e shtrenjtë. Për më tepër ende nuk ka asnjë veprim konkret apo masë që do të mundësonte lehtësimin e marrjes së një kredie më të lirë. Veç kësaj, përfaqësues të biznesit kërkojnë nga autoriteti qendror financiar që të kontrollojë me instrumentet e veta, kushtet me të cilat bankat e nivelit të dytë japin kredi për biznesin. Sipas tyre, këto do të jenë një formë e ndihmës që do t’i ndihmojë për të kaluar periudhën e krizës.
23 Korrik 2009