Berisha bllokon të gjitha prokurimet e mbetura të vitit 2009
Bllokohen miliarda lekë investime publike me vendim të posaçëm të qeverisë
Habjon Hasani
Rrugët, ujësjellësat, librat apo ilaçet duket se do do të jenë kurbani i shpenzimeve luksoze që qeveria i ka lejuar vetes gjatë fushatës elektorale. Me një vendim të pashoq në vitet e kaluara, qeveria shqiptare ka vendosur që në gjysmë të vitit të pezullojë dhe të stopojë të gjitha investimet e parashikuara që ende nuk janë prokuruar. Konkretisht në vendimin e qeverisë shkruhet e zezë mbi të bardhë se është vendosur për “mosfillimin e procedurave të prokurimit, për fondet e investimeve, të miratuara me ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, ‘Për buxhetin e vitit 2009’, të paprokuruara deri më 3.8.2009. Investime të paprokuruara janë investimet, për të cilat deri më 3.8.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit”.
Pra nga sa shihet për vitin 2009 të gjitha ato biznese që kanë mbajtur “sytë e veshët” nga tenderët publikë që priteshin të zhvilloheshin duhet të “mbledhin mendjen” tashmë pasi nuk do të ketë të tillë. Por çdo të bëhet me paret e parashikuara për investime? Përse qeveria nuk ka justifikuar në asnjë paragraf të vendimit të djeshëm arsyet e kësaj nisme e cila nuk është kryer asnjëherë më parë me një vendim të posaçëm kategorik përjashtues. Maksimumi, qeveritë kanë parashikuar rialokim fondesh por asnjëherë rialokimi dhe “djegia” e tenderave nuk ka qenë qëllim në vetvete.
Vendimi
”Bëjnë përjashtim nga kufizimet e pikës 1, të këtij vendimi, investimet e miratuara për bashkëfinancime, për kosto vendore, TVSH, shpronësime për interesa publike dhe për infrastrukturën vendore, të financuara me grante konkurruese ose me të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore. Zhbllokimi i fondeve, për investime, për të cilat do të shpallen procedurat e prokurimit pas datës 3.8.2009, lejohet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave”, - theksohet në vendimin e qeverisë. Pra sikundër shihet të vetmet institucione që do të mund të ezaurojnë tenderimet për investimet e parashikuara janë ato të pushtetit lokal dhe investimet që mbulohen nga grante apo programe të ndihmës ndërkombëtare. Ky vendim i qeverisë vjen vetëm pak javë pas përfundimit të zgjedhjeve të cilat u paraprinë nga një fushatë jashtëzakonisht e kushtueshme dhe mesa duket ky vendim nuk është krejt pa lidhje me këto zhvillime. Për më tepër që pesë muaj para zhvillimit të zgjedhjeve qeveria nisi një fushatë të madhe sidomos në ndërtimet infrastrukturore të cilat krijuan një kosto të tyren për buxhetin.
Lokalët
Në kushtet kur do të jetë vetëm pushteti lokal ai që do të kryejë tenderime dhe prokurime në vendin tonë duket se sërish “dora e fortë” e qeverisë do të ndihet pasi sistemi elektronik i prokurimeve varet drejtëpërsëdrejti nga qeveria. Kryeministri Berisha madje, ka lëshuar një lumë kritikash pak kohë më parë në adresë të bashkive dhe komunave. Prokurimi elektronik ka qenë molla e sherrit që ka pozicionuar kundër kreun e qeverisë ndaj pushtetit vendor. Kryeministri ka urdhëruar ministrin e Financave të monitorojë bashkitë dhe komunat për zbatimin e procesit të prokurimit elektronik. Sipas Berishës, në rast se bashkitë dhe komunat nuk e zbatojnë këtë urdhër, atëherë ministri Bode do të ketë të drejtën e rialokimeve të fondeve. "Qeveria i jep kësaj ministrie të drejtën e rialokimeve dhe të heqjes së fondeve, pasi nuk mund të pritet pa shkak, sepse nuk bëhet procesi i prokurimit elektronik", tha Berisha. Kryeministri Berisha tërhoqi vëmendjen e pushtetit vendor dhe të gjitha enteve kontraktuese, që të zbatojnë me përpikmëri vendimin për të proceduar vetëm me prokurimet elektronike. Kryeministri theksoi se viti 2009 është viti i prokurimeve elektronike, duke nënvizuar se nuk do të mund të ketë në mënyrë absolute asnjë lloj prokurimi tjetër, përveç atyre elektronike në Shqipëri.
V E N D I M
PËR
NJË PËRDORIM ME EFEKTIVITET TË FONDEVE PËR INVESTIME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mosfillimin e procedurave të prokurimit, për fondet e investimeve, të miratuara me ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të paprokuruara deri më 3.8.2009. Investime të paprokuruara janë investimet, për të cilat deri më 3.8.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit.
2. Bëjnë përjashtim nga kufizimet e pikës 1, të këtij vendimi, investimet e miratuara për bashkëfinancime, për kosto vendore, TVSH, shpronësime për interesa publike dhe për infrastrukturën vendore, të financuara me grante konkurruese ose me të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore.
3. Zhbllokimi i fondeve, për investime, për të cilat do të shpallen procedurat e prokurimit pas datës 3.8.2009, lejohet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
BOX
Ndërtuesit: Kemi probleme me prokurimin elektronik
Agjencia e Prokurimeve Publike dhe Këshilli i Ministrave duhet ta bëjnë më transparente procesin e tenderimeve. Kjo ka qenë kërkesa e bërë zyrtarisht nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, e cila u ka dërguar një letër këtyre dy institucioneve në lidhje me këtë problem. Kërkesa është dërguar në fillim të muajit janar të këtij viti, në të cilën listohen edhe disa probleme të tjera. Shoqata kërkon në radhë të parë rritjen limitit të kërkuar për eksperiencën në sektorin e ndërtimit. Që një firmë ndërtimi të marrë pjesë në një tender publik i duhet të paktën një eksperiencë 3-vjeçare, ndërsa propozimi është pesë vjet. Shqetësime vërehen edhe tek ofertat fituese. Sipas shoqatës, jo gjithnjë duhet marrë në konsideratë oferta më e ulët e fondit limit, sikundër e parashikon ligji. Ata paraqesin një sërë masash, të nevojshme për zhvillimin e një tregu të lirë e konkurrent. Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, thotë sa janë zhvilluar takime me përfaqësues të qeverisë, sidomos me këshilltarët e kryeministrit Berisha, ndërsa kërkesa me propozimet e reja është dërguar me kohë. "Deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje, pavarësisht se një pjesë e propozimeve tona janë hartuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit", - thotë Hebovija. Duke filluar nga 1 janari i këtij viti, të gjithë tenderët duhet të zhvillohen me procedura on-line, pra nëpërmjet internetit. Për ndërtuesit, procedurat e reja konsiderohen pozitive, por tepër shpejt për t‘i vënë në zbatim për të gjithë objektet publike. Ministria e Punëve Publike, në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve, kanë hartuar sistemin e ri të licencimit të shoqërive të ndërtimit, i cili konsiston në kategorizimin e shoqërive të ndërtimit në shtatë nivele në vartësi të llojit, natyrës dhe vlerës së punimeve që ato kryejnë. Për vet ndërtuesit, kategorizimi realizon një seleksionim dhe parakualifikim të shoqërive të ndërtimit.
23 Korrik 2009