Zonat me qira me te uleta
Zonat me periferike te kryeqytetit ofrojne tarifa te lira akomodimi per personat e interesuar dhe sidomos per studentet. Shume prej te rinjve qe vijne ne Tirane per te studiuar ne shkollat e larta interesohen se pari per te gjetur nje banese jo shume te kushtueshme per te jetuar. Zonat ku studentet por edhe familjaret mund te gjejne banesa qe kushtojne pak jane Kombinati Misto Mame Yzberishti Unaza e Re Lapraka Porcelani dhe Kinostudio. Qirate e banesave ne keto zona shkojne nga 15 deri ne 20 mije leke per muaj. Pjesa me e madhe e studenteve zgjedh te jetoje ne nje banese me qira ne grup te perbere nga tre apo kater persona. Kjo varet edhe nga hapesira dhe dhomat qe ka banesa me qellim qe bashkejetesa ne kete ambient te mos behet e veshtire. Fakultetet dhe qendrat e punesimit ndodhen shpeshhere larg ketyre zonave te banimit dhe kryesisht ne zonat qendrore te kryeqytetit. E megjithate studentet gjejne si zgjidhje akomodimin ne keto banesa per shkak te tarifes se leverdishme qe ofrojne. Edhe zona e Qytetit Studenti sidomos pjesa perqark godinave ofron tarifa te lira akomodimi dhe preferohet shume nga studentet. Nje pjese e konsiderueshme e tyre por sidomos djemte kerkojne nje jetese me te qete dhe me kushte me te pershtatshme.