Zonat turistike ku do të përfitojnë kompensim ish-pronarët
Identifikohen hektarët e parë në bregdet për kompensimin e pronarëve. Bregu: “Po identifikohen edhe 2000 ha të tjerë tokë publike turistike”
Qeveria ka identifikuar 4000 hektarë tokë shtetërore në bregdetin e Adriatikut, në brigjet e Liqenit të Shkodrës dhe atij të Ohrit për kompensimin e ish-pronarëve. Këtë e bëri të ditur dje zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, e cila shtoi se komisioni qeveritar po punon dhe mbi identifikimin e 2000 hektarëve të tjerë në zonat bregdetare të vendit. Në pamundësi të kompensimit financiar të ish-pronarëve, qeveria po shfrytëzon çdo metër katror tokë shtetërore në zonat turistike për kompensimin e pronarëve, tokat e të cilëve kanë vlerë të lartë financiare.
Përfituesit
Ashtu sikurse bëri të ditur dhe kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, pritet që nga ky kompensim fizik me truall në zonat bregdetare të përfitojnë ata pronarë që kanë truall në zonat urbane, në qendrat e qyteteve të mëdha. Duke u bazuar në hartën e çmimit të tokës, qendra e Tiranës dhe qendrat e qyteteve të mëdha kanë vlerë të lartë monetare, të cilat nuk përballohen dot nga qeveria. Pikërisht këta pronarë pritet që në vend të parave të përfitojnë truall të barasvlefshëm me truallin e tyre në zonat turistike të vendit.
Deklarata
Gjatë deklaratës për shtyp, zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, bëri të ditur se qeveria po punon mbi hartimin e projektligjit, i cili do të përcaktojë mënyrën e ndarjes së tokës në zonat turistike dhe kriteret që duhet të përmbushin përfituesit. “4000 hektarët e parë të identifikuar në Ultësirën Bregdetare të Adriatikut, si dhe në brigjet e Liqenit të Shkodrës dhe të Ohrit, do të vihen në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve. Nga grupi ad hoc i ngritur për të identifikuar tokat publike në zonat turistike, të cilat do të përdoren për kompensimin e pronarëve, përveç 4000 ha tashmë të përvijuar, deri tani janë në përfundim të procedurave të verifikimit edhe 2000 ha të tjerë të mundshëm në vijën bregdetare të Shqipërisë. Në ditët që vijojnë do të konkretizohet një paketë e re aktesh nënligjore në bazë të së cilës do të shpërndahen trojet për kompensim
Çështja e kthimit dhe e kompensimit të pronave është një proces i vështirë por jo i pamundur për këtë qeverisje. Vetëm në qershor të vitit të shkuar u identifikuan 20 mijë ha tokë bujqësore të gatshme për kompensim”, - është shprehur Bregu. Ajo shtoi se kompensimi fizik, kompensimi monetar i pronarëve, si dhe kreditimi i 3000 familjeve që kanë zënë shtëpitë e pronarëve, bëjnë të mundur trajtimin si asnjëherë gjatë këtyre 18 viteve të çështjes së pronësisë në Shqipëri. “Zgjidhja e këtij problemi është jo vetëm një detyrim absolut për kompensimin e shtresës së ish-pronarëve, jo vetëm një kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Europian, por ndihmon edhe në zhvillimin e ekonomisë si dhe në thithjen e investimeve në Shqipëri”, - është shprehur Bregu.
28 Shkurt 2009