E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Qytetaret te marrin pjese ne regjistrim Qamil Xhani

Ambasadori i OSBE-se ka apeluar dje per domosdoshmerine e regjistrimit te popullsise, ndersa ka ftuar qytetaret te behen pjese e ketij procesi. Eugen Wollfarth nga qyteti i Permetit ka theksuar se regjistrimi i qytetareve eshte nje projekt qe do te mundesoje zhvillimin e tyre dhe krijimin e te dhenave te sakta. "Qytetaret te marrin pjese ne regjistrim, pasi ai ka vlera per zhvillimin e tyre. Regjistrimi eshte nje proces i rendesishem edhe per zhvillimin e vendit", tha ambasadori gjate nje takimi me kryetarin e Bashkise se Permetit, Gilbert Jace. Ai ka theksuar se eshte ne dijeni te disa kundershtive qe ka ndaj ketij programi te qeverise, por ka shtuar se do te jete pushteti vendor ai qe do te kete mundesi qe te kete te dhena te sakta ne lidhje me popullsise. "Bashkohem me ata qe ftojne njerezit te marrin pjese ne regjistrimin e popullsise, sepse kjo do te ndihmoje ne planifikimin e zhvillimit te vendit dhe per te ardhmen. E shoh regjistrimin e popullsise si nje mundesi per zhvillimin e vendit ne te gjitha nivelet, duke filluar nga bashkite. Jam ne dijeni te disa qendrimeve te ndryshme ne lidhje me regjistrimin e popullsise", ka deklaruar Wollfarth. Deklarata e ambasadorit u be ne Permet, ku ishte i pranishem ne inaugurimin e nje zyre te rrjetit te shoqatave civile ku OSBE kontribuon me investim ne aparatura e infrastrukture. Nderkohe qe edhe kryeministri Sali Berisha dhe anetare te kabinetit qeveritar kane theksuar rendesine qe ka ky proces per vendin, duke permbushur ne kete menyre dhe standardet e kerkuar nga bashkimi Evropian. pak dite me pare kreu i qeverise ka theksuar se regjistrimi i sherben individeve, por edhe shoqerise. "Regjistrimi i popullates dhe pasurive te qytetareve shqiptareve perben nje akt madhor, por te rendesishem per te njohur te verteta me thelbesore te individit, shoqerise, kombit dhe vendit ne momentin kohor ne te cilin realizohet", tha Berisha pak dite me pare. Ai ka argumentuar se shtyrja e ketij procesi, te programuar me pare, eshte bere per shkak te zgjedhjeve vendore. "Shkaku pse u shty censusi ka qene fushata zgjedhore lokale, sepse qeverite vendore kane pergjegjesine e tyre ne kete akt madhor qe Shqiperia do deshmohet si nje vend qe ecen, si vend i zhvilluar", ka deklaruar Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›