E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa për doktoraturë dhe postdoktoraturë në Rumani



Është hapur programi për bursat e doktoraturës dhe postdoktoraturës “Eugen Ionescu” në Rumani për vitin akademik 2010-2011. Bursat e akorduara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë vlejnë për të gjithë të interesuarit për studimet e doktoratës dhe kërkuesve shkencorë nga shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Kandidatët duhet të kontaktojnë me një nga 22 universitetet rumune dhe, pasi të jenë pranuar, duhet të dorëzojnë dosjen personale pranë zyrës rajonale të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), së cilës i përket universiteti ku ka aplikuar. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve pranë zyrës rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore të AUF-së është data 11 dhjetor 2009. Kohëzgjatja e bursës së studimit varion nga 3 deri në 5 muaj, duke filluar nga data 1 prill 2010, ndërsa për të parë listën e plotë të adresave të email-it dhe të internetit të universiteteve duhet t’i referoheni faqes të internetit: http://www.auf.org/IMG/pdf/Univ_accueil_var_4.pdf

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›