E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen abonete, serish qytetaret nuk blejne

Luljeta Ndoka
Te pajisesh me abone mujore per transportin urban, eshte kthyer ne nje vuajtje te tmerrshme jo vetem fizike, por edhe psikologjike. Qytetaret qe kane pritur dje radhen per t'u pajisur me abone ne dispecerine ne qender te Tiranes ishin mjaft te acaruar per shkak se punonjeset nuk u kane dhene as abone, dhe as nje pergjigje te sakte se pse po ndodhte gjithe ai kaos. Perfundimi per ta ishte trondites. Oret e pritjes kane qene te gjata dhe pa rezultat. Keshtu, nje pjese mjaft e madhe e tyre nuk kane arritur te marrin kartonin e premtuar, edhe pse kane zene radhe qe ne oren 8 te mengjesit. Te njoftuar se shperndarja e aboneve do te niste pikerisht dje, ata jane kthyer duarbosh ne shtepite e tyre. Revolta ka arritur kulmin ne mesdite, kur punonjeset e dispecerise u kane komunikuar se ishin shitur qe te gjitha.
Akuzat e hallexhinjve kane qene nga me te shumtat. Ata kane pretenduar se punonjeset e shperndarjes se kartave te pajtimit mujor i kane shitur nen dore me shumice, se disa madje i kane grisur me dashje per te perfituar nga biletat ditore. Te tjere, jane shprehur me plot bindje se e gjithe kjo ishte loje e bashkise dhe e firmes qe ka fituar tenderin e transportit urban. Radhet e qytetareve te Tiranes per abone kane filluar qe heret ne mengjes. "Kam qe ne oren 8 qe pres te me shesin nje abone. Njehere me thane se duhej te prisja radhen, me vone me thane qe jane shitur qe te gjitha. Sado shume njerez te kene qene, numri i tyre nuk ka shkuar ne 1600, sikurse pretendojne punonjeset", thote Adnani, nga Tirana, ndersa kerkon shpjegime per nje padrejtesi te tille.
Kriza nuk eshte e pranishme vetem per abonete e pergjithshme, por akoma me teper per ato te studentit. Juela Dishnica, studente ne Fakultetin e Mjekesise, pohon se ka kerkuar neper te gjithe Tiranen per nje abone. "Nuk e perballoj dot transportin me bileta ditore. Mua me duhet ta marr autobusin te pakten 4 here ne dite. Ne mengjes kur shkoj ne shkolle marr autobusin e Unazes dhe te Kinostudios, dhe po ashtu keto dy linja i marr edhe kur kthehem ne konvikt", tregon ajo. Si Juela jane mijera studente nga rrethet. Bashkia nuk ka reaguar dje ndaj ketij kaosi. Nderkaq, punonjeset e dispecerise sqaruan se 1600 abone qe kishin, i shiten, ndaj deklaruan se nuk e kuptonin mllefin e qytetareve.
Sa shiten ne treg te zi:
Mungesa e aboneve neper dispeceri, eshte reflektuar ne pikat e shitjeve te librave e gazetave. Keto te fundit kane mundur te marrin qindra te tilla, duke i shitur me cmim shume me te larte, Keshtu, nje abone ne pike-shitjet e gazetave ka kushtuar 950 leke (nga 800 leke qe e ka vleren), ndersa te studentit kane arritur ne 700 leke (nga 400 leke qe e kane vleren). Megjithate ka pasur mjaft qe i kane blere, sidomos ata qe levizin disa here ne dite me autobus. Sipas nje perllogaritjeje te thjeshte qe kane bere, ata jane shprehur se u leverdiste me mire qe ta blinin me shtrenjte, sesa te harxhonin mesatarisht nga 100-150 leke te rinj ne dite.
Linjat e transportit qytetas:
Kombinat-Kinostudio
Uzina Dinamo-Sharre
Porcelan
Uzina e Autotraktoreve
Sauk
Qender-Laprake
Qender Institut
Tufine
Tirana e Re
Unaza

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›