Zonja që donte të matej me zogjtë
Nëse do të kishte lindur ndon
jëherë një vajzë që të jetonte
shpejt, ajo do të ishte Diana
Barnato. Nga fëmijëria e saj
në vitet ‘30, ajo kujtonte zhurmën e gomave
mbi rrugicën e shtruar me zhavorr,
në shtëpinë në fshat të babait të saj, në
Surrey, ndërsa ai dhe miqtë e tij pasanikë
shtypnin fort pedalin e gazit në makinat
e tyre Benetly-kabriolet. Meqë babai
i saj ishte një nga pilotët më të mirë të
makinave Benetly, të gjithë mendonin se
Diana do të ndiqte fatin e tij. Por vajza e
pasanikut Woolf Barnato pati një fat
tjetër. Ajo nisi të ishte një "Benetly girl"
(vajzë që bënte gara me makina Benetly)
në vitin 1936, si shumë të tjera të asaj
shtrese. Por shumë shpejt ajo kuptoi se
pasioni i saj nuk do të ishin makinat. Kur
ishte 20 vjeçe, në kohën e Luftës së Dytë
Botërore, Diana nisi të interesohej për
avionët, dhe po në këtë moshë vendosi që
të bëhej pilote. Nga viti 1941, ajo ishte një
nga të paktat femra që do të drejtonte
"Spitfires" dhe "Hurricanes", "Wellingtons"
dhe "Lancasters" dhe hangarët e
tyre drejt fronteve të luftës. Të njohura
ndryshe si "vajzat e ATA-s", një emër që
lindi nga "Air Transport Auxiliary", ato ishin
të parat që fluturuan pa armë, mburoja,
radio, radar apo ndonjë ndihmë tjetër,
duke drejtuar mjetet për të cilët dinin
shumë pak gjëra. Edhe pse shtatshkurtër
dhe e imët në fytyrë, Diana do të binte
shumë shpejt në sy për këmbënguljen dhe
dashurinë e saj për pilotimin. Brenda tre
vjetësh ajo arriti të fluturonte me 260 "Spitfires",
duke u bërë njëkohësisht edhe specialiste
e avionëve të tjerë luftarakë. Pavarësisht
vështirësive, në të gjithë jetën e
saj si pilote, kurrë nuk humbi ndonjë
betejë me ajrin. Ajo u nda nga jeta pak ditë
më parë në moshën 90-
vjeçare, duke u bërë një
nga gratë e jashtëzakonshme
që në Luftën e Dytë
Botërore nisën të bënin
punë burrash shumë
herë më mirë se ta, madje
pa u ankuar qoftë edhe
një herë të vetme. Gazetat
e asaj kohe shkruanin se
gratë që mendonin se
mund të bëheshin pilote
të zonja dhe të fluturonin
me shpejtësi maksimale
nuk ekzistonin, megjithatë
Diana Barnato tregoi
të kundërtën. Por në kohën
e luftës, kur edhe
nevojat ishin shumë të
mëdha, gratë si ajo ishin
të mirë-pritura. Diana
mësoi se si të fluturonte
para se të niste lufta me një Tiger Moth
dhe shumë shpejt, pas gjashtë orësh
mësim, arriti ta drejtonte e vetme avionin.
Askush nuk kishte njohur më parë një
femër si ajo. Por pavarësisht punës mashkullore
dhe thashethemeve të kohës, ajo
arriti të ruante feminilitetin e saj.
"Njëherë, teksa tentonte një manovër
akrobatike, kutia me ngjyrë argjendi që
përdorte për t‘u lyer dhe që mbante gjithnjë
me vete i ra nga xhepi, duke e mbuluar
fytyrën e saj me pudër. Kur mbërriti në
vendin e caktuar dhe doli jashtë avionit,
fytyra e saj ishte mbuluar nga një pluhur
i bardhë, njëlloj si ajo e klounëve nëpër
cirqe", tregojnë sot miqtë e saj. Një herë
tjetër, kur humbi krejtësisht orientimin
në një re të madhe dhe i duhej të hidhej
jashtë për të shpëtuar, ajo qëndroi në
vend. "Nëse do të hidhesha me parashutë,
fundi im do të ishte ngritur lart dhe
çdokush që do të kishte rastin të shihte
poshtë meje, do të më shihte të mbathurat,
ndaj duke vepruar me kujdes, arrita
që të dilja faqebardhë nga kjo situatë,
duke shpëtuar nga një tragjedi më se e
sigurt", tregonte ajo, duke e pranuar se
fati e kishte ndihmuar më shumë. Situatat
ku ka ditur të manovrojë me sukses
kanë qenë të panumërta dhe ndoshta
këto janë disa nga arsyet që e shndërruan
në mit femrën e parë pilote britanike.
Po kështu, në një shi të rrëmbyer dhe
mbi një pistë të vogël të mbuluar nga bari,
ku nuk kishte fluturuar kurrë më parë,
Diana bëri një ulje të përkryer. Por pavarësisht
kësaj, në dashuri ajo nuk pati kurrë
fat. Aty, fati që e kishte ndjekur nga pas
gjithnjë, e braktisi. Në vitin 1941, ra kokë
e këmbë në dashuri me një kapiten
skuadroni dhe pas tri javësh të dy vendosën
që të fejoheshin. Dasma e shpejtë
që u vendos nuk u bë kurrë, sepse i fejuari
i saj vdiq pas rrëzimit të "Spitfire"-it të tij.
Kohë më vonë, ajo zbuloi edhe shkakun
e vdekjes. Ai mbante të ulur në gjunjët e
tij një femër tjetër pilote, për të bërë një
udhëtim të shkurtër së bashku në një avion
njëvendësh. Por pesha e rëndë ndikoi
në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.
Kur e tregonte këtë ngjarje para disa
vjetësh, Diana qeshte. Por gabimi fatal i
të dashurit të saj, e kishte trishtuar
shumë në atë kohë.
Pas kësaj, ajo vendosi që të martohej
me një pilot tjetër simpatik, me sy bojëqielli.
Martesa u bë në majin e vitit 1944.
Në nëntor të 1945-s, ditën kur ata vendosën
të jetonin bashkë, avioni i tij u rrëzua
gjatë kthimit nga një fluturim rutinë.
Ndoshta edhe moti i keq mund të ketë
ndikuar në rrëzimin e tij. Pas vdekjes së
tij, Diana zgjodhi të ishte një grua e lirë
dhe e pavarur dhe të mos martohej kurrë,
por mbajti si të dashur një amerikan
të pasur që jetonte në Angli. Emri i tij ishte
Whitney Straight, që ashtu si i ati i saj,
ishte një kampion i garave me makina.
Ishte një njeri karizmatik, pilot i avionëve
"Spitfires" i Forcave Ajrore Mbretërore.
Pas luftës, ai u bë presidenti i BOAC,
paraardhës i "British Airways". Mes makinave
të shpejta të garës dhe avionëve
luftarakë kishte shumë të përbashkëta.
Djaloshi simpatik do të ishte edhe i ati i
djalit që ajo do të sillte në jetë në vitin
1947. Por, pavarësisht kësaj, Diana nuk i
kërkoi kurrë që të ndahej nga gruaja.
"Isha shumë e kënaqur, sepse kam identitetin
tim", pati thënë ajo në atë kohë.
Vendosi të ishte një nënë e vetme dhe ta
rriste fëmijën e saj pa baba, në një kohë
kur gjëra të tilla ishin jashtë rregullave
të shoqërisë. Me shumë qetësi ajo kaloi
pengesa, duke e bërë jetën si një përrallë
të jashtëzakonshme. Kështu do të
ndodhte edhe në vitin 1963.
Një nga miqtë e saj të
shumtë në Forcat Ajrore
Mbretërore i dha mundësinë
për të fluturuar me një
avion luftarak supersonik.
Diana kërkoi lejen nga Ministria
e Mbrojtjes për ta bërë
këtë, duke ndjekur të gjitha
kontrollet mjekësore që
kërkoheshin për pilotët e
asaj kohe. Ajo u bë gruaja
që kapërceu kufirin e shpejtësisë
së zërit. Diana gjithmonë
kishte qenë një grua
e shpejtë, por në atë kohë u
bë më e shpejta në botë.
Nga brezi i grave të saj të
palodhura dhe të etura për
të ecur përpara, Daina Barnato
Walker ishte njëra nga
më të mirat.