E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoti Nano, mirëmbrëma! Mirëmbrëmae mirë se u gjeta. Zoti Nano fillimisht përshtypjet tuaja nga takimi me Sekretarin Pauell? Ishte një takim i natyrshëm për marrëdhënijet shum

Zoti Nano, mirëmbrëma!
Mirëmbrëmae mirë se u gjeta.

Zoti Nano fillimisht përshtypjet tuaja nga takimi me Sekretarin Pauell?

Ishte një takim i natyrshëm për marrëdhënijet shumë të ngushte midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisrë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u shfaq më frymë ne ngrohtë, me dëshirën për të azhornuar informacionin dhe për të biseduar menjëherë për angazhimet e mëtejshme në fazën e re të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

Zoti Nano, Sekretari Pauell foli pozitivisht për klimën e re politike që mbizotëron sot në vendin tuaj. Sa i angazhuar jeni ju personalisht? Cfarë veprimesh do të ndermerrni ju për të garantuar se Shqipëria nuk do të rrëshqasë përsërinë luftëra të ashpera politike?

Unë besoj se nuk me lejohet te mos jem i angazhuar per shkak se jam një ndër protaganistët e institucionalizimit te ketij procesi te bashkepunimit politik midis dy blloqeve me te rëndësishme të politikës shqiptare dhe tashme ne po e kthjejmë këtë klimë mirëkuptimi dhe partneriteti për probleme të rëndësishme të zhvillimit kombëtar në investime të njëpasnjëshme për shëndoshjen e institucioneve, në integrimin e interesave të opozitëes në procesin institucional, për shtimin e trysnisë pozitive politike për rritjen e profesionalizmit dhe të rezultatit ne punën e administratës publike , për të siguruar përshpejtimin e ritmeve të reformave ekonomike që konvergojnë në axhendën e sabilizim dhe asociimit në të vendit në bashkimin evropian dhe mbi këtë bazë opinioni i gjëre publik përmes politikës përfaqësuese po ndihet më mirë në këtë proces përfaqësinmi të natyrshëm dhe normal.

Zoti Nano, veprimet e qeverisë suaj kundër trafiqeve janë pritur pozitivisht si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Megjithatë ka ende skepticizëm se kjo mund te jete thjesht nje fushatë e shkurtër, një shfaqje për median që synon të përmirësojë imazhin tuaj dhe të krijojë pëershtypjen se diçka po lëviz.Çfarë imazhi mund të përdorim ne gazetarët për të matur sukseset e qeverisë suaj?

Mua më vjen mirë që edhe media po e përcjell me realizëm këtë progres dhe natyrisht ne kemi hyrë tashmë në një angazhim të pamdërprere për realizimin e programit të qeverisë që po godet jo thjesht shfaqjen apo siperfaqen e trafikantëve dhe lëvizjeve informale, apo që mpleksin sipërmarrjen me krimin e organizuar në vend dhe në rajon, por ne po godasim rrënjët dhe strukturën e të gjithë elementëve që tentonte ta kthente në një industri fitimprurëse trafikun e klandestinëve, trafikun e lëndëve të rrezikshme si dhe trafikun e influencës që ushtronte trysni korruptive edhe mbi adminstratën e sistemit të drejtësisë
Nga kjo pikpamje ne po korrim rezultate jo vetëm në krijimin e një klime për ndëshkimin e ligjor të fajtorëve, edhe gjykata dhe prokuroria po reagojnë më mirë, por po rrisim edhe të ardhurat fiskale të shtetasve e të buxhetit sepse biznesi i vërtetë , shoqëria civile dhe qytetarët e vendit po reagojnë në mënyrë shumë pozitive ndaj goditjes së trafiqeve dhe sipermarrjeve kriminale duke plotësuar me mirë detyrimet ligjore ndaj buxhetit i cili shpërndahet në dobi të tyre më pas.

Zoti Nano, pavarsisht nga rezultatet e arritura nga forcat e policise a ka shumë pak të ngjarë që kjo të ketë një efekt afatgjatë në kushtet kur mungon një gjyqësor i pavarur dhe funksionues që të ndëshkojë veprimet kriminale? Ku ndodhet vendi juaj në përpjekjet për krijimin e një gjyqsori të efektshëm, te pavarur dhe të pakorruoptuar?

Unë si krytar i maxhorancës dhe si kryeministër kam angazhar tashmë strukturat politike të mazhoranës dhe strukturat e ekzekutivit për të ndërtuar një axhendë përmirësimesh ligjore të cilat synojnë në krijimin e gjykatave me cikël të mbyllur që nga policia kriminale te prokuroria deri te ndëshkimi përfundimtar për krimet e rënda që kanë shkaktuar jo vetëm trauma në procesin e tranzicionit dhe në sigurinë e shtetasve të Shqipërisë por dhe në hapjen e Shqipërisë ndaj rajonit dhe botës,. E dyta, ne po përmirësojmë të gjitha iniciativat legjislative që e bëjnë më efikas procesin e hetimit, të provimit të fajësisë në ushtimin e trysnisë institucionale ndaj gjykatave. Nga ana tjetër ne do të përmirësojmë të gjithë sistemin e kritereve ligjore, administrative që garantojnë rekrutimin e përfaqësueve të saktë të profesionistëve, mbrojtësve te ligjit në sistemin e gjykatave dhe të gjitha këto progrese ne po konsolidojmë më tej pavarësinë financiare si dhe pavaresinë institucionale të sistemit të drejtësisë..

Zoti Nano, në qotëse mund kalojmë në disa çështje të politikës së jashtme. Këto ditëe ju u takuat me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu duke patur parasysh disa zhvillime te fundit, a mendoni se ka tensione në marrëdhëniet dypalëshe dhe përse çështja e heqjes së Ligjit të Luftës që ju e keni kërkuar për një kohë të gjatë nuk po gjen një zgjidhje.

Unë besoj se ka tensione në marrëdhëniet shqiptaro- greke, por ato janë tensione pozitive, janë tensione që angazhojnë qeveritë, politikën dhe admintratat e dy vendeve, për të zgjidhur problemet që janë shfaqur nga shtimi i partneritetit, nga tensionet e lëvizjes së lirë të qytetarëve në kufijtë dhe tregjet respektive, nga shtimi i investimeve dhe sipërmarrjeve të përbashkëta edhe në rajon. Dhe nga kjo pikpamje, kapërcimi i problemeve të mbetura historike, siç eshtë edhe heqja e Ligjit të Luftës po bëhet me vullnetin e krijimit të kuadrit dhe të marrëveshjeve në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar qe u jep përgjigje problemeve të reja të zgjerimit të marredhënieve midis dy vendeve dhe prandaj dhe nuk mund të tolerojmë më teka dhe bllokime artificiale të së kaluarës.

Zoti Nano ju jeni takuar edhe me presidentin Jugosllav Koshtunica ne Johanesburg ku shpreheni për zhvillimin e marrëdhënieve të gjithëanshme me Beogradin. A i merni parasysh mendimet e udhëheqësve të shqiprtarëve në Kosovë. Si mund ta dini edhe vetë ka disa zëra që thonë se Fatos Nano është më i interesuar për thellimin e marrëdhënieve me Beogradin se sa me Prishtinën?

Unë besoj se nuk kam dhënë ndonjë shënjë dezekuilibri apo simpatie kaq të thjeshtë dhe kaq objektqitjeje nga një pjesë e opinionit jopërfaqësues, politik apo mediatik në Shqipëri apo jashtë saj. Unë kam qënë në kontakte të njëjta me udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës, tashmë inicues të institucioneve te reja demokratike të Kosovës, që po krijohen në kuadrin e UNMIK-ut, ashtu si dhe me përfaqesuesit e institucioneve postmilosheviç në Jugosllavi, kam parasysh Sërbinë dhe Malin e Zi dhe apo të vendeve të tjera të dala nga shpërbërja e ish – federatës së Jugosllavisë siç janë Maqedonia apo Kroacia. Nga kjo pikpamje më rezulton se janë të gjitha premisat që në kuadrin e iniciativave rajonale dhe të prezencës së aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë ne Ballkan dhe ne vende te vecanta te rajonit, po ecet me te njejten filozofi integrimi Euro-Atlantik, me te njejten shpejtesi dhe modele reformash qe na standardizojne ne kriteret dhe modelet e Evropes se bashkuar ku duam te integrohemi dhe keto nuk mund te realizohen pa krijuar, e pa zbatuar programe bashkepunimi rajonal, pa krijuar infrastrukturen drejt hapjes dhe integrimit ne nje treg te madh pa sjell ne Ballkan dhe vendet perfaqesuese te tij modele te institucioneve te Evropes se bashkuar dhe botes Euro-Atlantike qe nga ekonomia dhe administrimi deri tek siguria kolektive dhe mbi te gjitha pa realizuar barazine kushtetuese te shanseve midis etnive dhe bashkjetesen institucionale midis tyre dhe shembujt jane shume per te. Afirmimi i shqiptareve ne zgjedhjet demokratike ne luginen e Presheves, une nuk pranoj ta quaj Serbia Jugore sepse eshte nje pjese e ish federates qe po vetqeveriset nga shqiptaret ne kuadrin e principeve kushtetuese dhe se drejtes moderne nderkombetare ashtu si dhe Marreveshja e Ohrit ne Maqedoni, e cila nuk do te lejojme te gjithe se bashku qe te degjeneroje apo bllokohet per shkak te zgjedhje ne republiken fqinje.

A jeni optimist z. Kryeminister se zgjedhjet ne Maqedoni mund te cojne ne krijimin e nje qeverie stabile ne ate vend fqinj te Shqiperise?

Une besoj se me ne fund edhe sllavet maqedonas dhe partite e tyre politike kete here pas shqiptareve, sepse shqiptaret po tregojne ne menyre kostante nje qendrim parimor per ta kthyer Maqedonine ne nje demokraci multi-etnike e meriton perafrimin dhe vazhdimit e integrimit ne Evropen e bashkuar dhe jam i bindur se 15 shtatori, zgjedhjet e reja ne Maqedoni do te sjellin mazhoranca te qendrueshme politike te orientura nga bashkejetesa dhe nga vazhdimi pa dhune, pa diskriminim i procesit te asocimit ne Bashkimin Evropian.

Zoti Kryeminister shume faleminderit!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›