E Diel, 1 Nëntor 2026

Zovales: Serbia më pak e interesuar për Kosovën

Sipas tij, Beogradi rastin e Kosovës ia ka lënë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa në aspektin diplomatik "orvatet që një numër sa më i vogël vendesh ta njohin pavarësinë e Prishtinës".

"Disa njerëz madje më kanë thënë në Beograd se situata e tillë mund të shkojë në dobi të Beogradit, pasi që më nuk është përgjegjës për sigurinë dhe ekonominë e krahinës, të cilat janë në kompetencë të KFOR-it dhe EULEX-it. Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të bashkuara, as që do të bëhet së shpejti, ndërsa tempoja e njohjes së pavarësisë së Kosovës dukshëm është ngadalësuar", tha Zaveles për "Zërin e Amerikës".

Ndërkaq duke folur për marrëdhëniet e SHBA-ve me Serbinë, Zavales, i cili kishte qëndruar disa javë në Beograd pas vizitës së Bajdenit, thotë se është hapur një kapitull i ri mes dy vendeve "megjithë dallimet parimore në qëndrimin ndaj statusit të Kosovës".

Ai shtoi se vijëzohen dy kompenente të politikës së Uashingtonit ndaj rajonit: integrini i Ballkanit Perëndimor në BE dhe besimi më i madh i Uashingtonit në aftësinë e Brukselit që të zgjidhë problemet evropiane. Dhe për këtë arsye sipas të gjitha gjasave ende nuk ka emëruar të dërguarin e posaçëm në Ballkan.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›