Harasani dhe Haxhiymeri: Rama të largohet
E para që kërkoi publikisht që Rama të zbatonte statutin e partisë, ishte Sekretarja për Shanset e Barabarta dhe Shoqërinë Civile në Partinë Socialiste Edlira Haxhiymeri, e cila i kërkon lidershipit të selisë rozë që të ndalë sulmet ndaj krerëve të kësaj partie në bazë, të cilët i kanë kërkuar atij të marrë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit dhe të zbatojë statutin e partisë, duke u larguar nga drejtimi i saj.
“Ujrat dhe lëvizjet e kësaj natyre nuk janë në nderin e PS-së. PS-ja të analizojë rezultatet dhe të identifikojë problematikën që e çuan në opozitë. PS nuk realizoi objektivin e saj. Duhet një analizë në strukturat dhe organet drejtuese të PS dhe mbështetur në statut duhet t’i ndërpritet mandati. Me ndërprerjen e mandatit i lind e drejta të gjithë personave me reputacion dhe kontribut në PS që të marrin pjesë në këtë garë”, tha për mediat, Haxhiymeri.
Ndërkohë, largimin e Ramës e ka kërkuar edhe Sekretari i Partisë Socialiste për programin Andis Harasani. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Harasani kërkon nga kryetari të respektopjë statutin e Partisë dhe të bëjë ashtu si ish-kryetari Nano, pas humbjes së 2005-ës. “Rama gaboi”, thotë Harasani, “pasi lejoi krijimin e fraksioneve në parti”. Sipas tij vetëm pjesëmarrja e grave në kuvendin e ardhshëm, ishte pika e plotësuar e programit. Edhe Harasani thotë se PS gaboi në marrëdhëniet me aleatët. Çka është më e keqja etiketimi i disa prej tyre si tradhëtarë. Një tjetër gabim sipas tij është edhe përkrahja e individëve të veçantë që kishin pak lidhje me Partinë Socialiste.
Harasani pranon se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e shfrytëzoi më mirë koalicionin që krijoi. Ndërsa koalicioni i Partisë Socialiste, sipas Harasanit ishte më i dobët dhe jo vetëm nga numri i partive pjesëmarrëse. Ishte një koalicion virtual me mungesë besimi mes aleatëve. Andis Harasani e konsideron një pikë kryesore të humbjes së PS në zgjedhje moskandidimin për deputet të kryetarit Edi Rama.