Sulmohet një serb në Osojanë
Një serb i kthyer në Kosovë në fshatin, Osojanë është sulmuar dhe është plagosur seriozisht në shtëpinë e tij, raportohet agjencia serbe e lajmeve, FoNet.
Agjencia e lajmeve ka cituar një deklaratë të disa serbeve në atë zonë, përderisa i sulmuari mësohet se quhet Branko Milovanovic.
Sipas këtyre dëshmitarëve, Milovanovic është sulmuar nga një person i panjohur, përderisa gjendet në kujdes intensiv në spitalin e Mitrovicës, pjesën veriore.
Agjencia e lajmeve “Tanjug” ka shkruar se doktorët nga Mitrovica kanë thënë se lëndimet e viktimës nuk ja rrezikojnë atij jetën.
Sipas këtij shkrimi, Milovanovic ishte sulmuar nga “tre djem të rinj të paidentifikuar para shtëpisë së tij”.
Ai është hospitalizuar me lëndime në kokë, ka brinjë të thyer dha ka lëndime të rënda në trup.
Ky është incidenti i katërt që ndodh në këtë fshat, përderisa nëntë familje janë rikthyer në të. Një javë më parë një serb i rikthyer me emrin Mile Vuletic ishte sulmuar po ashtu.
Javën e kaluar dy shtëpi të serbëve janë thyer dhe vjedhur.
Përfaqësuesja e tyre në Istog, Vesna Malikovic tha se serbët janë “shumë të zhgënjyer me këtë lajm”.
Familjet serbe, që ishte larguar nga shtëpitë e tyre menjëherë pas luftës, janë rikthyer në fshat në vitin 2006.