Tuneli "Gaxhai", 7 metra ende të hapura
24/02/2005 Galeria mbetet e pambyllur nga mesi i rrugës automobilistike deri te dyqani i luleve
Betonohet gjysma e tunelit të arratisë te Burgu 302, në Tiranë. Janë rreth shtatë metra të galerisë, që prej disa ditësh janë bllokuar me beton. E çara e krijuar në oborrin e Burgut 302 është ende e dukshme dhe një disnivel i butë pak më në thellësi se tabani i oborrit, prapa portës së madhe prej hekuri. Një e çarë rreth një metër e gjysmë dhe 70 centimetra e gjerë, e cila, tashmë është mbushur me beton të cilësisë së mirë, që dallon nga pjesa tjetër e oborrit hyrës të burgut. Por gjysma tjetër e galerisë që vazhdon nga mesi i rrugës automobilistike deri në aneksin e dyqanit të luleve, ku e kishte fillimin, qëndron ende e hapur.
Bllokimi
Lajmin për betonimin e një pejse të galerisë së arratisjes në Burgun 302, e bëri dje të ditur për gazetën “Metropol”, drejtori i këtij institucioni, Petrit Ismaili. Ai tha se janë betonuar rreth 6-7 metra deri në mes të rrugës automobilistike. Ismaili sqaroi se, kjo punë është kryer menjëherë, pasi Prokuroria e Tiranës, e cila po heton këtë çështje, ka siguruar në galeri të gjitha provat materiale që i duheshin. Sipas tij, fill pasi Prokuroria ka dhënë miratimin për mbylljen e një pjese të tunelit, janë vënë në punë dhe e kanë mbushuar atë me beton. Ai shton se ka mbetur ende e zbrazët gjysma e tunelit. Bëhet fjalë për pjesën e galerisë nga qendra e rrugës automobilistike aty pranë, deri te dyqani i luleve. Drejtori i 302-it, pohoi dje se nuk mundnin ta betononin të gjithë kanalin e nëndheshëm, që prej oborrit të institucionit të vuajtjes së dënimit, pasi nga mesi i rrugës automobilistike deri te dyqani i luleve ku ai fillon, pësonte ngritje dhe për pasojë nuk mund të futej betoni. Ndërkaq, drejtuesi sqaroi se nuk kishin kryer punime për mbushjen e tunelit që nga dyqani i luleve, pasi ajo zonë ishte ende e sekuestruar nga Prokuroria.
Galeria
Galeria e nëndheshme që kishte destinacion qelitë e Burgut 302, arrin në gjatësinë afro 26 metra. Ajo u zbulua rastësisht, më datë 4 shkurt të këtij viti, ku aksidentalisht u rrëzua tavani i galerisë, që nga sipërfaqja e tokës e ndanin jo më shumë se 70 centimetra. Diametri i tunelit arrinë në një metër e gjysmë dhe minatorët kishin krijuar aty kushte për të punuar sa më lirshëm. Galeria e ka fillimin në dyqanin e luleve përballë burgut. Rreth dy metra është gërmuar pingul me sipërfaqen e dyshemesë së aneksit. Pastaj tuneli drejtohet drejt burgut, poshtë rrugës së asfaltuar në tri metra thellësi. Por pranë burgut, gërmuesit kanë bërë një ngritje të nivelit të galerisë, gjersa në oborrin hyrës kanë mbërritur më pak se një metër pranë sipërfaqes. Kjo cektësirë medohet të ketë shkaktuar rënien e tavanit të galerisë, duke e zbuluar atë. Prokuroria ka rritur të identifikojë tre prej katër gërmuesve, që rezulton të kenë punuar aty në bazë të gjurmëve të gjetura. Gjithashtu është arritur në një emër të dyshuar prej të burgosurve, që ka tentuar arratisjen.